Haziri viziton Shqipërinë, takon Metën, Bashën dhe Veliaj

Gjilani

Haziri viziton Shqipërinë, takon Metën, Bashën dhe Veliaj

Nga: A.M. Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 18:49
Lutfi Haziri dhe Lulzim Basha

Kryetari I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me ftesë të presidentit shqiptarë Ilir Meta ka vizituar Shqipërinë.

Gjatës kësaj vizite, Haziri ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Postimi i plotë:

E falënderoj presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për ftesën dhe pritjen e ngrohtë. Në kuadër të vizitës në Shqipëri zhvillova takime jashtëzakonisht të frytshme edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe me kreun e Partisë Demokratike dhe mikun tim të vjetër, Lulzim Basha.

Image
Lutfi Haziri dhe Ilir Meta
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat