Kandidati edhe për një mandat për komunën e Gjilanit nga LDK-ja, Lutfi Haziri ka folur një ditë pasi është mbajtur tubimi përmbyllës i fushatës në Gjilan.
Haziri ka shkruar në Facebook se kjo mbështetje, për mua dhe LDK-në është historike dhe se ka kërkuar voton e qytetarëve edhe të dielën.
Postimi i plotë:
Gjilanasit e mi, ju dje keni folë fort. Kjo mbështetje, për mua dhe LDK’në është historike. Na keni bërë me dinjitet dhe më të përgjegjshëm në punë. Ju lutem që në këtë mënyrë të folni edhe të dielen. Për Gjilanin tuaj, për të tashmen dhe të ardhmen tuaj. Ju faleminderit pafund. Mbetem Luta i Juaj përjetë!
#LidhjaperGjilaninLDK47