Vitia me plan operativ për shënimin e 15 gushtit manifestimit fetar “Ditët e Zojës së Madhe” në Letnicë - Bota Sot
Vitia me plan operativ për shënimin e 15 gushtit manifestimit fetar “Ditët e Zojës së Madhe” në Letnicë

Gjilani

Vitia me plan operativ për shënimin e 15 gushtit manifestimit fetar “Ditët e Zojës së Madhe” në Letnicë

Nga: Aziz Zuka Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:53
Pamje nga takimi ne Viti me mekanizmat komunal

Në komunën e Vitisë  kanë filluar të gjitha përgatitjet e nevojshme të thuash në të gjitha aspektet për shënimin e 15 gushtit respektivisht Festës fetare katolike “Dita e Zojësa së Madhe” që mbahen në fshatin Letnicë të kësaj komune. Kur kanë mbetë jo më shumë se një javë deri në këtë ditë, përgatitjet për organizimin e këtyre aktiviteteve tashmë kanë filluar. Për të qenë përgatitjet sa më të mira sot është mbajtur edhe  një takim i që është kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me përfaqësues të policisë, KFOR-it amerikan, Njësisë së Zjarrfikësve dhe drejtorive komunale, e ku u prezantua edhe Plani i veprimit për mbarëvajtjen e këtij Manifestimi. Kryetari Haliti u shpreh se organizimi i përbashkët tani më është bërë traditë, ku detyrat dhe obligimet vazhdimisht po i kryejnë të gjithë mekanizmat e përfshirë në këtë organizim.

Ai kërkoi nga të gjithë që të angazhohen në zbatimin e këtij Plani të Veprimit në organizim sa më të mirë, ndërkohë që nga drejtori i Drejtorisë Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi u njoftuan se tani më kanë filluar edhe aksionet për pastrimin e ambientit në atë pjesë ku do të zhvillohen aktivitetet.

Edhe nga Policia e Kosovës u bë e ditur se gjithçka është gati sa i përket zbatimit të planit të operativ për shënimin e kësaj feste, kurse u kërkua nga famullitari i Kishës së Letnicës Dom Marjani dhe kryetari i Këshillit të Fshatit Shin Gjoni, që shëtitorja në qendër të fshatit të ketë hapësirë më të madhe, ngase viteve të tjera, shitësit ambulantivë kanë ngushtuar në masë të madhe këtë hapësirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...