Në spitalin e Gjilanit do të dezinfektohen sallat e operacionit - Bota Sot
Në spitalin e Gjilanit do të dezinfektohen sallat e operacionit

Gjilani

Në spitalin e Gjilanit do të dezinfektohen sallat e operacionit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:49
Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës njofton se në bashkëpunim me menaxhmentin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për funksionalizim të plotë të sallave të operacionit brenda këtij spitali.

“Pas  rezultateve të analizave nga Instituti Kombëtar  i Shëndetësisë Publike, ka rezultuar që në salla janë izoluar disa bakterie, përderisa për të ruajtur shëndetin e pacientëve është vendosur që sallat të pastrohen me mjetet e nevojshme dezinfektuese në mënyrë që të parandalohen infeksionet mundshme brendaspitalore”, thuhet në një komunikatë nga SHSKU.

Siç thuhet në komunikatë të gjitha rastet emergjente që kanë pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike brenda këtij spitali janë kryer dhe në asnjë moment nuk është rrezikuar shëndeti i pacientëve.

“Pas pastrimit me mjetet e nevojshme dezinfektuese, sallat do të rikthehen në punë me kapacitet të plotë, pasi janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...