E detyron të bëjë seks me dhunë - Bota Sot
E detyron të bëjë seks me dhunë

Gjilani

E detyron të bëjë seks me dhunë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:09
Foto ilustrimProkuroria

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka pranuar kallëzimin penal nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, për një rast dhunimi në komunën e Vitisë.

I dyshuari R.A, ka detyruar me dhunë të dëmtuarën A.L. të kryejë marrëdhënie seksuale, me ç’ rast e ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit, e cila për shkak të lëndimeve të pësuara detyrohet që të kërkojë ndihmë mjekësore fillimisht në Spitalin Regjional në Gjilan dhe më pas në QKUK në Prishtinë.

Prokurori i rastit ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit, në gjykatën kompetente në Gjilan për vepër penale “dhunim”.

Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjilan e ka refuzuar si të pabazuar, andaj Prokuroria Themelore në Gjilan, kundër këtij aktvendimi të gjykatës, brenda afatit ligjor ka paraqitur ankesë në gjykatën e shkallës së dytë – Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...