Në Gjilan ekspozohet makineria ushtarake e KFOR-it amerikan në Kosovë - Bota Sot
Në Gjilan ekspozohet makineria ushtarake e KFOR-it amerikan në Kosovë

Gjilani

Në Gjilan ekspozohet makineria ushtarake e KFOR-it amerikan në Kosovë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:45
Gjilan

Të shtunën në parkun e lagjes “Dardania” në Gjilan, do të ekspozohet makineria ushtarake e KFOR-it amerikan dhe të gjithë qytetarët e interesuar, mund ta përcjellin këtë ekspozim dhe të informohen për punën dhe angazhimin që bënë ushtria amerikane në Kosovë dhe KFOR-i në përgjithësi.

Gjatë ditës së sotme lidhur me organizimin përfundimtar, njoftimin e qytetarëve dhe përgatitjeve që Komuna e Gjilanit duhet të ndërmarrë sa i përket hapësirës, qarkullimit të veturave në komunikacion dhe aspekteve të tjera, kanë qëndruar përfaqësuesit e KFOR-it të cilët kanë diskutuar detajet e planit me shefin e kabinetit në Komunën e Gjilanit, Faton Bislimi, i cili është duke koordinuar këtë aktivitet, me autorizimin e kryetarit Lutfi Haziri.

Lidhur me këtë aktivitet që është i përbashkët në organizim, Komuna e Gjilanit tashmë ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtje sa më të mirë të mundshme dhe njëkohësisht fton qytetarët të përcjellin këtë ngjarje të përbashkët, ku do të jetë edhe përfaqësues të lartë politikë, institucionalë dhe ushtarakë.

Këtë ditë me ekspozimin e makinerisë së tyre do të paraqiten edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, në kënde të caktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...