Ferrat te dera në objektet e Komunës në Gjilan - Bota Sot
Ferrat te dera në objektet e Komunës në Gjilan

Gjilani

Ferrat te dera në objektet e Komunës në Gjilan

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 14:35
Ferrat te dera në objektet e Komunës në Gjilan

Shteti dhe Komuna ndërtohen dhe bëhen vetëm nga ata që këto i trajtojnë si të vetat, si shtëpinë e tyre; nga ata që kanë vullnet, kanë motiv dhe janë të ndërgjegjshëm. Por në Komunën e Gjilanit, kjo nuk duket kështu -  komunën e kanë mbuluar ferrat!

Ndonëse ditë më parë, Komuna e Gjilanit shpalli aksionin me moton “Ta pastrojmë Gjilanin”, nikoqirët më shumë u kujdesën për “selfi-reklamë” se sa për ta hequr bërllogun nga dera e tyre.

Është e pamundur që menaxherëve të administratës komunale dhe të Urbanizmit, të mos u bien  në sy ato shkurre - ferra, mu në ballë të këtyre objekteve, e që veçsa nuk i kanë verbuar. Mbase për mësysh se tjetërkah i kanë qit n’terezi!

Madje, për koincidencë,  ferrat  që kanë lëshuar shtat dhe janë  vjerrur mbi portën hyrëse, janë pikërisht në objektin e drejtorisë së Urbanizmit, në kuadër të së cilës është edhe sektori për mbrojtje të ambientit! 

Edhe nga kjo shihet se pushtetarëve të Gjilanit, nuk u intereson asgjë tjetër pos përfitimeve personale. Në vend se t’i shkulin ferrat, ata po e shkulin  “shtëpinë” e tyre - komunën.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...