Haziri dënon sulmin ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Ahmet Daku

Gjilani

Haziri dënon sulmin ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Ahmet Daku

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:56
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar ashpër sulmin fizik në vendin e tij të punës ndaj ish- kryetarit të OVL UÇK-së në Gjilan, Ahmet Daku, i cili është sulmuar nga një person nga fshati Uglar.

“Në këtë ditë feste për shqiptarët, me shqetësim e kam marrë lajmin nga mediat për sulmin fizik në vendin e tij të punës ndaj Ahmet Daku. Këtë akt e dënoj ashpër dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më parë. Kjo nuk është mënyra për të zgjidhur pakënaqësitë, por janë  organet përgjegjëse që trajton çdo mosmarrëveshje e pakënaqësi”, ka thënë Haziri.

Gjatë ditës është raportuar për sulmin fizik ndaj Daku në vendin e tij të punës si  inspektor i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, nga një person nga fshati Uglar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat