Djali i Tiger Woods fiton turneun në moshën 11-vjeçare

Golf

Djali i Tiger Woods fiton turneun në moshën 11-vjeçare

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 11:22
Djali i Tiger Woods fiton turneun në moshën 11-vjeçare

Djali i Tiger Woods duket se do të ndjekë gjurmët e babait të tij, duke u bërë një sportist i madh i golfit. Charlie Woods, në moshën 11-vjeçare, ka fituar turneun e tij të parë të golfit, në Florida, turne ku ka qenë i pranishëm edhe babai i tij, një legjendë e këtij sporti, shkruan telesport.

Në disa foto që vetë Tiger Woods ka postuar në rrjetet sociale bën edhe ndihmësin e djalit të tij në fushën e lojës, duke mbajtur në shpinë shkopinjtë e golfit, teksa shkon nga njëri raund në tjetrin.

Tiger Woods mban canten e lojes se djalit

“Po mëson të kuptojë se si luhet ky sport. Jam i kënaqur, pasi bën pyetjet e duhura për të mësuar më shumë”, tha Tiger Woods 44-vjeç, që komplimenton djalin e tij: “Do të doja që edhe unë të kisha lëvizjet e tij”.

Tiger Woods ka dy djem nga martesa me Elin Nordegren: Charlie dhe Sam. Çifti është divorcuar në vitin 2010.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat