Eco Guerilla: Qytetarët helmohen nga premtimet e parealizuara për deponinë Rusino

Gostivari

Eco Guerilla: Qytetarët helmohen nga premtimet e parealizuara për deponinë Rusino

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 17:05
Foto Ilustrim

Organizata joqeveritare “Eco Guerilla” ka reaguar ndaj djegies së deponisë Rusino në Gostivar, tymi i së cilës ka arritur edhe në Tetovë.

Nga Eco Guerilla thonë se më shumë se 15 vite Qeveria e Maqedonisë së Veriut premton zgjidhje për problemin me menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Pollogut, por ky problem ka mbetur i pa zgjidhur.

“Çmimin e këtij dështimi këto ditë e paguajnë qytetarët e Gostivarit, të cilët në kohë pandemie janë të detyruar të thithin ajër të ndotur, shkaku i zjarrit që digjet në deponinë rajonale Rusino, në afërsi të Gostivarit. Qytetarët me të drejtë ankohen për helmimin masiv që bëhet nga paaftësia e qeverisë për të zgjidhur këtë problem të vjetër”.

“Kërkesa e qytetarëve për t’u organizuar për mbrojtje nga ky helmim është e drejtë dhe legjitime, dhe Eco Guerilla i mbështet plotësisht që të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet dhe të drejtat e qytetarëve për organizim, duke respektuar masat për mbrojtje personale gjatë pandemisë! Qytetarët janë të lodhur nga premtimet e shumta të pa realizuara deri tani”, thuhet në reagimin e Eco Guerilla.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat