Gjatë bastisjes policia gjen kokainë dhe heroinë, tre të arrestuar në Gostivar

Gostivari

Gjatë bastisjes policia gjen kokainë dhe heroinë, tre të arrestuar në Gostivar

Më: 13 janar 2023 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Tre persona janë privuar nga liria pasi mbrëmë vonë gjatë bastisjes në një banesë është gjetur heroinë dhe kokainë.

Ngjarja ndodhi në Gostivar.

Nga SPB Tetovë informojnë se nëpunës të policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta, në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, i kanë privuar nga liria L.F. (60) nga fshati Forinë i Gostivarit, Sh.A. (48) nga DObërdolli i Gostivarit dhe E.K. (23) nga Kalishta e Gostivarit.

Gjatë kontrollit të hapësirës në të cilën qëndronte dhe e shfrytëzonte L.F. janë gjetur 20 paketime heroinë dhe kokainë e ngurtë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat