Arrestohet banori i Gostivarit, kërcënoi zyrtarin qeveritar

Gostivari

Arrestohet banori i Gostivarit, kërcënoi zyrtarin qeveritar

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:14
Foto Ilustrim

Mbrëmë në Aeroportin e Shkupit është ndaluar personi M.M. 28 vjeç nga Gostivari, i cili më pas është dërguar në Stacionin policor Gostivar, për shkak se kërkohej nga Zyra e jashtme për punë kriminale-Gostivar.

Më 6 korrik të këtij viti ndaj tij është ngritur padi penale për “rrezikim të sigurisë”, që ndëshkohet në bazë të nenit 144 alineja 4 nga Kodi Penal.

M.M. dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kërcënuar, gjegjësisht rrezikuar sigurinë e një funksionari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

M.M. pritet të paraqitet para gjykatësit hetues në Gjykatën e Gostivarit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat