Filloi vaksinimi kundër COVID-19 në Gostivar

Gostivari

Filloi vaksinimi kundër COVID-19 në Gostivar

Më: 2 prill 2021 Në ora: 12:17
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në ora 08:00 në Shtëpinë e Shëndetit Publik në Gostivar filloi vaksinimi kundër COVID-19.

Pacientja e parë i vaksinuar ishte 78 vjeçarja Lirije Ramadani nga fshati Negotinë. Ajo bëri thirrje për vaksinim deri te qytetarët, për siç tha, ta mbrojmë shëndetin tonë.

Për imunizim përdoren vaksinat e AstraZeneca, 500 doza që Gostivari i mori ditë më parë për vaksinim të grupit të parë të qytetarëve mbi moshën 77 vjeçe.

Paraqitja për vaksinim bëhet përmes mjekut amë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat