Rajoni i Gostivarit me vetëm tetë raste aktive me COVID-19

Gostivari

Rajoni i Gostivarit me vetëm tetë raste aktive me COVID-19

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjashtë pacientë janë shëruar dhe në tre komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë mbetën vetëm me tetë raste aktive.

Rasti i parë me coronavirus u vërtetua më 19 mars vitin e kaluar dhe deri tani janë regjistruar 5.181 raste.

Sipas të dhënave të ISHP-së, 248 pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.

Ndryshe, në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë ka pasur gjithsej 155.627 pacientë të infektuar me coronavirus, 149.877 janë shëruar dhe 5.477 kanë humbur jetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat