Pozitiv me COVID-19, nuk i gjen në shtëpi policia

Gostivari

Pozitiv me COVID-19, nuk i gjen në shtëpi policia

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

MPB dje ka realizuar kontrolle dhe ka konstatuar shkelje të rregullave për izolim nga disa persona nga Gostivari.

Siç thonë nga MPB, më 10.08.2021, gjatë kontrollit të personave të cilët gjenden në izolim shtëpiak në rajonin e Gostivarit, është konstatuar se Z.B. (33) nga Çegrani, pozitiv me Covid-19, nuk ishte në shtëpi dhe ishte larguar nga vendi, H.S. (32) nga fshati Koritë e Gostivarit, pozitiv për Covid 19, nuk ishte në shtëpi dhe ishte larguar nga vendi, V.Sh. (52) nga Korita e Gostivarit, pozitiv me Covid-19, është larguar nga vendi dhe A.S. (22) nga Korita e Gostivarit, pozitiv me Covid-19, është largua nga vendi.

Nga MPB thonë se pasi të jenë dokumentuar plotësisht rastet.

Kundër tyre do të përgatitet parashtresë adekuate.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat