U mbajt Panel diskutimi “Gostivari që dua”

Gostivari

U mbajt Panel diskutimi “Gostivari që dua”

Nga: Nikë Gashaj Më: 28 gusht 2021 Në ora: 21:34
U mbajt Panel diskutimi “Gostivari që dua”

Sot (e shtunë), në sheshin e Gostivarit u mbajt panel diskutimi “Për Gostivarin që duam”, të organizuar nga Iniciativa qytetare “Gostivari që dua”, ku panelistët anëtarë të Iniciativës u fokusuan në problematikat kryesore që preokupojnë banorët e komunës së Gostivarit.

“Kemi marrë iniciativën që të bashkohemi në këtë panel, duke qenë të inspiruar nga konstatimi i shqetësimeve tona të përbashkëta si qytetarë të Gostivarit, për t’ua kthyer vëmendjen kah problematikat e përhershme të jetës sonë. Problematika të cilat anashkalohen në debate për shkak të faktit se janë dominante dhe të përsëritura saqë nuk shihen më si vlerë negative. Jemi këtu për t’ju prezantuar problemet me të cilat po ballafaqohemi me vite të tëra dhe po të njëjtat po na e vështirësojnë çdo ditë e më shumë jetën tonë.Do mundohemi të ndajmë së bashku perspektivat e mendimeve tona, me qëllim që t’i dëgjoni e pastaj besoj do na bashkoheni duke mbështetur iniciativën tonë”, tha në fillim të panelit moderatoja Vjollca Baftiu Zulbeari, e cila ftoi të merrë fjalë njërin nga anëtarët e Iniciativës, Lekë Dalipi i cili u fokusua në preblemin me parkingjet, kazinot dhe lojërat e fatit në Gostivar.

“Jetoj në një pjesë të qytetit ku çdo ditë përballem me dy shqetësime të mëdha, besoj për mua dhe të gjithë qytetarët e Gostivarit. Është problemi me parkimin e automjeteve dhe koncentrimi i madh i bizneseve të lojrave të fatit në qendër të qytetit. Të gjithë ne duhet të kalojmë çdo ditë në një trafik të stërngarkuar me automjete, trotoare të bllokuara, nëpër pluhur dhe rrugë me gropa. Jemi dëshmitarë që qyteti çdo ditë rritet me ndërtime të reja dhe çështja e parkimit duhet të zgjidhet në mënyrë paralele”, tha Dalipi, duke shtuar që zgjidhje do të ishte ndërtimi i garazhave në kate.

Sa u përket Kazinove dhe Bastoreve Sportive, Dalipi tha që ligji që është në Parlament duhet të përshpejtohet dhe të bëhet i mundur dislokimi i tyre në periferi të qytetit.

Nuk mund të lejojmë, tha Dalipi, që fëmijët e qytetit para se të mbërrijnë në dyert e shkollave, të përballen me pamjet e zymta të vitrinave të Kazinove dhe Bastoreve Sportive.

Moment emocional ishte rrëfimi i aktores së mirënjohur, Vjollca Baftiu Zulbeari e cila para se të fokusohej tek halli kryesor i banorëve të Gostivarit, funksionimi i deponisë Rusino jashtë çdo kriteri bazik, para publikut prezantoi filmin e shkurtër dedikuar deponisë të përgatitur nga djali i saj.

“Të flasësh për deponinë që në fakt e pash edhe vetë unë me sytë e mi gjatë gjirimit të filmit të shkurtër të djalit tim, është tmerruese. Por ky fjal si një i ri me vizione për një të ardhme më të mirë e të shëndoshë, na jep shembull të përkryer se ku do të arrijmë me ajrin e ndotur pas disa viteve. Është një pasqyrë shumë e rënd ku nuk mund as ta paramandoj që në të ardhmen të jetojmë me oksigjen artificial. Andaj, si qytetare e këtij vendi, si një nënë e këtij qyteti do të mundohem ta bëj të pamundërën që ta zgjedhim problemin e kësaj deponie që funksionon ma kushte e standarde minimale”, tha aktorja Baftiu – Zulbeari.

Qentë e pastrehë janë bërë ankth për banorët e Gostivarit. Altina Demiri – Asani pasi foli mbi këtë problematikë, potencoi që programi për Gotivarin ofron zgjidhje për tejkalimin e këtij problemi.

“Gostivari nuk është thjesht qyteti im, Gostivari është jeta ime, është miliona kujtime e momente të bukura që ne i ndajmë me familjet, miqtë, shoqërinë, komunitetin tonë. Është qytet që na bashkon me të mirat dhe problemet e përditshmërisë, me shpresën për të ardhmen. Duke qenë se jetojmë në një komunitet që pak a shumë të gjithë njihemi me njëri tjetrin, të gjithë jemi dëshimtarë dhe njëkohësisht viktima të qenve të pastrehë. Për fat të keq, qytetin e ndajmë me qentë e pastrehë, të cilët i kemi në çdo skaj të qytetit me rrethinë. Edhe pse u ndërtua strehimore për ta dhe i investuan për mirëmbajen dhe adaptimin e tyre, nuk ndryshoi asgjë. Ç’ndodh ndërkohë ? Prindërit shoqërojnë fëmijët, gjyshërit nipërit dhe mbesat e tyre në shkollë, në rrugicat e shtëpive të tyre, në lagje, në park, kudo. Është ironike të mendosh se qentë, miqtë më besnik të njeriut, kanë kthyer në rrezikun tonë më të madh. Ka sulme të vazhdueshme, ka patur humbje tragjike të jetës si rezultat i sulmeve të grupeve të qenve të pastrehë. Askush nuk mban përgjejgësi për këtë situatë, Kostoja që paguajmë ne si qytetarë është frika e tmerri që fëmijët tanë kanë nga qentë, po jo vetëm fëmijët. Kemi edhe grupmosha të ndryshme që frigohen nga qentë dhe detyrohen të ndërrojnë rrugë shkaku i pranisë së qenve. Përmos angazhimeve të përditshme që kemi, ne detyrohemi edhe fëmijët tanë t’i kemi nën kontrolllë. Pra, përfundimisht, ju drejtohem të gjthëve ju bashkëqytetarë të Gostivarit të na bashkëngjteni për ndihmë dhe ide për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Demiri – Asani.

Iniciativës për Gostivarin që dua, i është bashkëngjitur edhe teniseri i mirënjohur dhe profesori i edukatës fizike, Shëndrit Dehari, i cili foli mbi problemet e shumta me të cilat sot përballet sporti gostivaras në përgjithësi.

“U linda dhe rrita në Gostivar. Si gjithë të rinjtë edhe unë kisha ëndrra. Ëndrra ime ishte Tenisi, por fatkeqësisht nuk mundesha ta realizoj në Gostivar. U detyrova të largohem në Shkup që të filloj ushtrimet. Gostivari, jo vetëm që nuk kishte terene sportive por as vende të përshtatshme për aktivitete të tilla. Për vite të tëra në arsim, kam vërejtur se çdo ditë e më shumë, jo vetëm që rritet dashuria e brezave të rinj për sportet, por është rritur edhe sensibilizimi i tyre për rëndësinë e angazhimit në sport për shëndetin fizik dhe mendor. Gostivari shquhet për talentë të sportit, por sot shumica prej tyre nuk ndodhen në Gostivar pasi qyteti ku lindën nuk ua ofroj mundësinë për të ushtruar pasionin e tyre. Vullnet ka, interesim po, por jo edhe kushte. Gjendja aktuale e tereneve sportive lë shumëçka për të dëshiruar. Nuk ka terene sportive të mjaftueshme, mungojnë terenet për disciplina të ndryshme siç është tenisi, basketbolli dhe volejbolli”, tha Dehari duke shtuar që: Bashkë me grupin e nismës për qytetin e gostivarit kemi planifikuar zgjërimin, sistemimin e hapësirave të gjelbra dhe ndërtimin e pjesës së pazhvilluar të parkut të qytetit, ku janë paraparë terene për tenis, pistë çiklizmi, fushë patinazhi, minifushë basketbolli e volejbolli, kënde rekreimi për mosha të treta dhe fëmijë, pishinë të mbyllur, kënde lojrash për fëmijë, e më e rëndësishmja kënd rekreimi për fëmijë me aftësi ndryshe, që do ta mundësonte socializimin e tyre”.

Pjesë e Iniciativës janë edhe rinistë të shumtë të Gostivarit. Në emër të tyre në panel mori pjesë Leutrim Beluli, i cili mes të tjerash potencoi që: Programi për Gostivarit është konkret dhe kjo dëshmohet me kërkesën e radhës për aktivizimin e të rinjëve në fusha të ndryshme për të ndihmuar në zhvillimin e gjithanshëm të komunitetit ku jetojmë.

“Si rinist dhe aktivist i shoqërisë civile pjesë e iniciativës qytetare “Gostivar që dua”, pas konsulltimeve me miq dhe grupmosha të ndryshme të rinjësh, shpeshherë duke biseduar për nevojat e të rinjëve dhe problemet e tyre, vendosëm me vullnet të mirë të kyçemi dhe të kontribojmë në këtë iniciativë për të ngritur zërin mbi gjendjen aktuale të të rinjëve në qytet. Një ndër shtyllat kryesore që qyteti ynë të ketë një të ardhme të ndritur është të ketë një Rini të shëndoshë, andaj vlerësojmë se investimi dhe lobimi në nevojat dhe kërkesat e të rinjeve të Gostivarit është një nga çeshtjet fundamentale të autoriteteve lokale. Ne mund të themi se të rinjeve në këtë qytet në rradhë të parë duhet që tu kushtohet rëndësi më e madhe në avancimin dhe përkrahjen e ideve kreative që ata i kanë për Gostivarin. Ne si rinistë dhe si pjesë e inicativës kemi projektet konkrete që ne si të rinjë kemi arrtitur të konkludojmë dhe t’i fusim në projektet konkrete të Iniciativës për Gostivarin, siç janë krijimi i programeve përkrahëse, sigurimi i granteve që do të motivonin grupmoshat e ndryshme të të rinjve që të jenë krijues, inovativ dhe t’i implementojnë iniciativat dhe projektet që ata kanë”, tha Beluli, duke vijuar me zbardhjen e shtyllave kryesore të Programit për Gostivarin, siç është i Këshillit Rinor Lokal.

“Nisma jonë është Iniciativë qytetare, Problemet që i theksuam sonte dhe që i kemi të përfshira në Program, i preokupojë të gjithë qytetarët pa përjashtm, qofshin ato shqiptarë, maqedonas, turq, romë, boshnjak e tjerë. Për shkak të agjendës, sonte nuk mundëm të organizojmë përkthime në gjuhët e tjera, por ekipi jonë po punon që programi, fjalimet dhe çdo aktivitet që do ta ndërmarrim ta publikojmë edhe në gjuhët turke dhe maqedonase”, përfundoi porosinë në përmbyllje të panelit, aktorja Vjollca Baftiu – Zulbeari.

Të pranishëm në panel ishin përfaqësues të Pushtetit Qendror, Organizatave Joqeveritare, disa subjekteve politike, deputetë të zonës dhe qytetarë të Gostivarit. Duhet theksuar që ftesë për pjesëmarrje kishin edhe drejtuesit e komunës së Gostivarit.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat