Shehdadi: Jemi të gatshme të mbyllim me titull të kampionit edicionin - Bota Sot
Shehdadi: Jemi të gatshme të mbyllim me titull të kampionit edicionin

Hendboll

Shehdadi: Jemi të gatshme të mbyllim me titull të kampionit edicionin

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:25
Shedadi: Jemi të gatshme të mbyllim me titull të kampionit edicionin

KHF Istogu për herë të parë po luan në finale të plejofit dhe po e kërkon titullin e parë të kampionit të Kosovës në hendboll që nga themelimi i klubit. Istogu ka fituar Kupën e Kosovës dy herë rradhazi, kurse të shtunën mund të fitojë titullin e parë. Nga ora 17:00 luhet ndeshja e dytë finale e plejofit mes Vushtrrisë dhe Istogut. Istogu e fitoi ndeshjen e parë finale me rezultat 32:23 dhe me fitore apo barazim në Vushtrri e siguron titullin. 
Portierja Aurora Shehdadi ishte prej më të dalluarave në finalen e parë.
“Jemi të gatshme të mbyllim me titull të kampionit edicionin më të mirë në histori të klubit. Kemi dëshmuar se jemi skuadra më cilësore dhe synojmë që titullin ta fitojmë që në ndeshjen e dytë, të shtunën në Vushtrri. Luajmë për fitore dhe mendoj se cilësia është në anën tonë. Pas dy Kupave ka ardhur koha që Istogu të fitoi edhe titullin e kampionit”, ka thënë Aurora Shehdadi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...