Shala: Në javën e ardhshme presim disa lëvizje të reja 

Hendboll

Shala: Në javën e ardhshme presim disa lëvizje të reja 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2020 Në ora: 15:33
Shala: Në javën e ardhshme presim disa lëvizje të reja 

Kampioni në fuqi dhe liderja e Kampionatit të Kosovës në hendboll (femrat), Istogu, është i gatshëm për rifillimin e garave. Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, tha se çdo klub ka hallet e veta por shpreson që secili do të organizohet ashtu si do të mundet.

“Është e pritshme që FHK të jetë gati me plan konkret për vazhdimin e kampionatit gjegjësisht përfundimin e fazës përfundimtare, siç u deklaruan edhe ata vet, ne klubet do ta kemi mundësin ti japim vërejtjet dhe sugjerimet tona, FHK i ka kapacitetet e nevojshme organizative dhe menaxhuese.

Ajo çka është shqetësuese për ne dhe që e kemi thënë para disa ditëve në një deklaratë për media është përkrahja jomeritore financiare e klubeve te hendbollit, ne po i gëzohemi sukseseve të hendbollit që janë evidente, ngritjen në ranglistat e EHF-it, lajme që bën bujë në media para disa ditëve, ndërsa përkrahja nuk është ne atë nivel”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shala tha se klubet duhet të organizohen dhe zhvillojnë garat: “Unë besoj që skuadrat do të organizohen, të zhvillojnë këtë fazën përfundimtare që pritet të filloj në mes të qershorit, janë me pak skuadra nga katër të meshkujt dhe të femrat, si dhe pritet të organizohen. 

Problem më të madh e shoh rifillimin normal te kampionatit në shtator, pandemia ka shkaktuar krizë ekonomike e cila automatikisht përcillet edhe në sport, pas pandemisë vështirë të gjenden donacione nga bizneset, andaj barra i bie më shumë institucioneve, klubet tona edhe në të kaluarën janë përball me probleme financiare, kjo ka bërë qe hendbollistet të kenë probleme me pagat e tyre, me tretman mjekësorë, sanim të lëndimeve etj,. si pasojë e kësaj.  

Në këtë aspekt edhe FHK duhet të jap kontributin e saj, të jetë pranë klubeve, edhe pse këto të fundit janë shumë të heshtura në këtë aspekt dhe është pak e çuditshme,  vetëm klubet e futbollit kanë qenë më aktive gjatë kësaj kohe. Duhet te bëhet më shumë në këtë drejtim, të ndikohet që pakoja financiare e premtuar nga qeveria të realizohet, por edhe komunat të japin kontributin e tyre!”.

Sa i përket Istogu tha se janë të gatshëm për gara. “KHF Istogu do të jetë plotësisht gati për rifillimin e garave,  ne që nga 4 maji kur kanë filluar te zbuten masat kundër Covid 19 kemi filluar të angazhohemi që të sigurojmë buxhetin e mjaftueshëm nëpërmes disa përkrahësve tanë. Jemi në kontakt edhe me institucionet lokale të cilat janë zotuar që do të kem përkrahjen e tyre, në javën e ardhshme presim disa lëvizje të reja në këtë drejtim, të sigurojmë kushte të përshtatshme për stërvitje, pagat e lojtareve të merituara, që të jemi sa më të gatshëm për rifillim të kampionatit”, ka thënë ai.

Shala shprehet se synimet e tyre dihen: “Synimet tona dihen, do të luftojmë për trofetë e radhës. Stërvitjet e përbashkëta do t’i organizojmë pas përfundimit te festës së Bajramit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat