Muhamed Sylejmani - veprimtar i shquar i Gjeneratës së Republikës - Bota Sot
Muhamed Sylejmani - veprimtar i shquar i Gjeneratës së Republikës

Hendboll

Muhamed Sylejmani - veprimtar i shquar i Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2020 Në ora: 19:10
Muhamed Sylejmani

Kush më shumë e kush më pak sakrifikuan në kohërat më të vështira në Gjeneratën e Republikës.

Muhamed Sylejmani, i njohur si Mani, është ndër veprimtarët më të shquar të hendbollit dhe të sportit në vitet e 90-ta. 

Ai i takon Gjeneratës së Republikës, ku ka qenë disa vite kryetar i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj.  

Ashtu siç e thërrasin edhe tani Mani, me një armatë sportistësh iu kundërvunë fuqishëm agresorit serb dhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës. 

Mani kontriboi shumë në vitet e 90-ta, nuk kurseu asgjë nga xhepi i tij për sportin e Kosovës, por në anën tjetër ishte halë në sy për regjimin kriminal serb, por as kjo nuk e ndali, i cili me guxim e vendosmëri kishte vazhduar rrugën e tij, duke kontribuar për mbajtjen gjallë të hendbollit dhe sportit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat