Ja pse Alma vendosi për Prishtinën

Hendboll

Ja pse Alma vendosi për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2020 Në ora: 19:32
Ja pse Alma vendosi për Prishtinën

Hendbollistja e talentuar gjakovare, Alma Nivokazi, ka një arsye të fortë që ka vendosur ta vazhdojë karrierën në klubin me renome Prishtina. 

Alma nuk e kishte aspak të lehtë që t’ia kthejë shpinën Shqiponjës nga Gjakova, me të cilën ka kaluar periudhë shumë të mirë. 

Ajo luan në pozitën e begut dhe është ndër talentet më të mëdha në vendin tonë.

“Arsyeja pse unë kam kaluar në Prishtinë, është sepse do të shkollohem atje dhe me erdhi mundësia të vazhdoj hendbollin aty për një të ardhme më të mirë”, tha Alma për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Si çdo hendbolliste edhe Alma ka synimet e saja: “Synimi është që të arrijmë sukses të merituar dhe të jemi sa më lartë në tabelë. 

E falënderoj klubin Prishtina për ftesën dhe ju premtoj që nuk do t’iu zhgënjej”. 

“Nga mosha 11-vjeçare filloi një kapitull tjetër. Një sfidë, që sot po ia dal mbanë.

Nuk ishte vendim i lehtë që pas gjithë atyre viteve të largohem për një të ardhme më të mirë.
Unë do jem mirënjohëse dhe falënderuese gjithë jetën për sfidat, sakrificën, lotët, zhgënjimet, të qeshurat, humbjet e fitoret që i përjetuam në të njejtën kohë”, përfundoi Alma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat