Start i fuqishëm i Mirjetës, shtatë gola në Slloveni

Hendboll

Start i fuqishëm i Mirjetës, shtatë gola në Slloveni

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 11:49
Start i fuqishëm i Mirjeta Bytyqit, shtatë gola në Slloveni

Hendbollistja e Kosovës, Mirjeta Bytyqi ka shkëlqyer të premten mbrëma në Superligën e Sllovenisë. Majtakja Bytyqi ka shënuar shtatë gola për ta udhëhequr skuadrën Mlinotest Ajdovshçina drejt fitores së thellë, 35:22, ndaj Litijas. Kjo ndeshje ishte e javës së dytë të kampionatit të Sllovenisë në hendboll.

Bytyqi ka munguar në ndeshjen e parë për shkak të një lëndimi të vogël. Dhe menjëherë në ndeshjen e dytë ka shkëlqyer. Mirjeta llogaritet prej lojtareve më të mira në Slloveni dhe te Mlinotest Ajdovshçina presin shumë prej saj.

23-vjeçarja ka luajtur në të kaluarën për Slloveninë, ndërsa tashmë është pjesë e Kosovës. Ajo ka debutuar në turneun përgatitor që u zhvillua vjet në Turqi.

Në Antalya të Turqisë ishte paraqitur me shumë sukses dhe kishte lënë përshtypjet më të mira. Shumë shpejt Bytyqi pritet të fitojë të drejtën të luajë për Kosovën edhe në ndeshje zyrtare dhe do të jetë lojtare e rëndësishme në ekipin e selektorit Agron Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat