Kosova përballet me Malin e Zi! Malazezët në këmbë

Hendboll

Kosova përballet me Malin e Zi! Malazezët në këmbë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 12:34
Marko Lasica

Sonte në orën 20.30 Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkuj) do të ndeshet me Malin e Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020. 

Kosova synon të tregojë lojë të mirë dhe të kthehet me rezultat pozitiv në përballje me një rival shumë të fortë, Malin e Zi. 

Në sport asgjë nuk është e pamundur!  

Ndeshja luhet në palestrën "Bemax Arena" në Podgoricë.

“Më në fund po bëhemi bashkë pas nëntë muajsh. 
Shpresoj që gjithçka po fillon më në fund, që të luajmë të paktën një ndeshje me Kosovën, kështu që mund të shohim se çfarë do të ndodhë me ndeshjen me Rumaninë”, tha mes të tjera Marko Lasica, hendbollist i Malit të Zi.

Ndeshja luhet në kuadër të Grupit 8-të, krahas Kosovës dhe Malit të Zi, në grup janë edhe Rumania dhe Suedia.  Malazezët janë në këmbë dhe kërkojnë fitore me çdo kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat