Istogu thyen rekord, 25 ndeshje dhe të gjitha fitore 

Hendboll

Istogu thyen rekord, 25 ndeshje dhe të gjitha fitore 

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:57
Istogu thyen rekord, 25 ndeshje me të gjitha fitore 

Kryetrajneri Faruk Shala me Istogun futen në faqen më të re të hendbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave, në 25 ndeshje po aq fitore, duke thyer rekord.

Istogu po e dominon kampionatin pa as një problem, duke iu falënderuar lojërave të mira në krye me hendbollisten me përvojë Suzana Ujkiq, pastaj Esma Muratoviq, Albina Rugova, Tina Hetemi, Pranvera Ferataj, Alberina Halitaj, Keta Venetsky, Natalia Millatoviq, Blerta Ahmetxhekaj, Aurora Shehdadi, Adelina Berisha, Yllka Shatri, Doresa Rugova, Erza Tafilaj, Ajshe Blakaj, Elijona Brahimaj.    

“Istogu 25 ndeshje 25 fitore, një hap pranë titullit të kampionit të Kosovës.

Skuadra e Istogut edhe një herë ka dëshmuar cilësinë e saj në ndeshjen e parë finale, të cilën e dominoi plotësisht.
Skuadra e Istogut krijoi avantazh deri në dhjetë gola dhe kontrolloi ndeshjen në tërësi duke bërë hapin e parë drejt titullit kampion të Kosovës.

Loja kolektive dhe e fortë në mbrojtje me kundërsulme të shpejta bëri që Istogu të shkëputet në rezultat.

Të gjitha hendbollistet që u inkuadruan në lojë me sukses arritën t’i kryejnë detyrat e dhëna nga trajneri Faruk Shala.
Pranvera Ferataj ishte motor i skuadrës, shpejtësia e saj bëri të jetë e pakapshme për kundërshtarin.

Blerta Ahmetxhekaj edhe një herë e mbylli portën e Istogut duke ruajtur rezultatin e krijuar nga bashkëlojtarët, arriti t’i ndal tri 7m të kundërshtarit dhe shumë pritje tjera që i dhanë siguri lojës së Istogut.

Ndeshja kthyese zhvillohet në mesjavë në Vushtrri e ku Istogu synon fitoren e 26-të më radhë dhe titullin e kampionit të Kosovës”, shkruan në faqen e Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat