Lorena Matarovës nuk i dridhet dora, me Vushtrrinë gjunjëzojnë Istogun 

Hendboll

Lorena Matarovës nuk i dridhet dora, me Vushtrrinë gjunjëzojnë Istogun 

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:46
Vushtrria

Nuk ka kampion në Vushtrri! Hendbollistja Lorena Matarova është trimëreshë e fitores së Vushtrrisë, të cilës nuk iu dridh dora disa sekonda pa përfunduar takimi, por me zgjuarsi godet nga penalltia, duke e mposhtur portieren Aurora Shehdadi.  

Matarova shënon nga penalltia, Vushtrria gjunjëzo Istogun me rezultat 24:23 (14:15), në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës. Rezultati barazohet 1:1 në seri të fitoreve.

Istogu pas 25 fitoreve, njoftohet me humbjen e parë në Vushtrri.

Trajneri Arben Parduzi duke se është bërë specialist me Vushtrrinë, që ta mposhtin në sfidat finale Istogun e Faruk Shalës.    
 
Lorena Matatova e Shqipe Tahiri me nga pesë gola, janë më efikaset të Vushtrria, të ndihmuar nga Burneta Rama e Luljeta Sopjani me nga 4 etj.

Esma Muratoviq shënoi 7 gola por 4 prej tyre nga penalltia, ndërsa Suzana Ujkiq realizoi 4 gola, Tina Hetemi 4, Natalia Millatoviq 4 etj. 

Në minutat e para, dy lojtare dolën në skenë dhe secila ka shënuar nga dy gola. Është fjala për të palodhshmen Suzana Ujkiq të Istogut, e cila tregoi formë shumë të mirë, dhe në anën tjetër Luljeta Sopjani të Vushtrria. Dy lojtare, që shënuan në minutat e para për rezultatin 2:2, që rrallë ndodhë në hendboll.

Ndeshje ma rivalitet deri në pikën e fundit, vendasit gjithnjë e mbanin në presionin Istogun përmes Burneta Ramës. Rezultati 6:6, 11:10 për Vushtrrinë.

Në fund të pjesës së parë 14:15 për Istogun, me të cilën epërsi shkuan në pushim. Në 30 minutat e dytë, lojë e fortë nga të dy palët., 17:17, 20:19 për Vushtrrinë. Në minutën e 55-të, 23:22 për Vushtrrinë.  

Lorena Matatova realizon nga penalltinë dhe i siguron fitoren skuadrës së saj me rezultat 24:23. Ndeshja e tretë finale luhet në Istog dhe aty do të përcaktohet kampioni i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat