Bjondina Ramabaja: Ferizaj nuk është rastësisht në gjysmëfinale 

Hendboll

Bjondina Ramabaja: Ferizaj nuk është rastësisht në gjysmëfinale 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2021 Në ora: 15:31
Bjondina Ramabaja: Ferizaj nuk është rastësisht në gjysmëfinale 

Sfida e parë gjysmëfinale nesër është mes Ferizajt dhe Prishtinës, e cila fillon në orën 13.00 dhe luhet në palestrën e sportit në Istog.
Hendbollistet e Ferizajt besojnë e shpresojnë se do të kualifikohen në finale të Kupës së Kosovës.

Hendbollistja e Ferizajt, Bjondina Ramabaja, tha se kanë ekip të mirë, me lojtare me përvojë dhe nuk janë rastësisht në gjysmëfinale, por sipas saj edhe Prishtina ka ekipe cilësore.   

“Nuk jemi rastësisht në gjysmëfinale pasi që në ekip kemi lojtare me mbi 10 vite përvojë në hendboll.

Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje pasi qe e njohim kundërshtarin i cili së fundi është përforcuar me dy lojtare të huaja dhe është ekip mjaft cilësor.

Krahas mungesave të lojtareve që kemi këtë lojë, do të mundohemi të angazhohemi që gabimet e kundërshtarit të jenë në favorin tonë dhe t’i shfrytëzojmë deri në fund për fitoren e dëshiruar”, tha Ramabaja për gazetën kombëtare “Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat