Saraçini: Protagonistët dëshmuan se kanë arritur nivele të larta 

Hendboll

Saraçini: Protagonistët dëshmuan se kanë arritur nivele të larta 

Nga: K.G. Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:12
Saraçini: Protagonistët dëshmuan se kanë arritur nivele të larta 

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, përgëzon klubet kampione dhe fituesit e Kupës së Kosovës. 

Ai tha se këto ditë ishin festë të hendbollit dhe tani mendjen e ka në edicionin e ri, sidomos në garat kualifikuese për Euro 2022.

“Urime për fituesit e Kupës së Kosovës në hendboll - KH Istogu dhe Besa Famgas.

Urime për fituesit e Kampionatit të Kosovës: KH Vushtrria dhe Besa Famgas. Urime pjesëmarrësve të ekipeve të shumta qe garuan.

Gjate ditëve të kaluara ishte Festë e hendbollit. Protagonistët dëshmuan se kanë arritur nivele të larta në ushtrimin e këtij sporti.

Bravo për udhëheqjet e këtyre ekipeve, trajnerëve e sidomos vashave dhe djemve.

FHK dëshmoi se me potencialin që ka, organizon me sukses Kampionatet e Kosovës ne Hendboll.
Sfidat vazhdojnë për hendbollin e Kosovës.

Ju lumtë të gjithëve!
Shihemi shpejt në garat kualifikuese për EURO 2022. Në Prishtinë, po ku tjetër”, ka shkruar Saraçini në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat