Selektori Shabani shpall listën për ndeshjet kualifikuese

Hendboll

Selektori Shabani shpall listën për ndeshjet kualifikuese

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:21
Selektori Shabani shpall listën për ndeshjet kualifikuese

Selektori i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka shpallur të hënën listën e lojtareve në të cilat llogarit për kualifikimet e ardhshme. Kombëtarja jonë prej 3 deri më 5 qershor në Prishtinë luan në Grupin A të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022”.

Më 3 qershor vajzat tona takohen me Qipron. Më 4 qershor është ndeshja me Luksemburgun, ndërsa më 5 qershor është ndeshja më e rëndësishme me Portugalinë. Kosova e Portugalia vlerësohen pretendente për vendin e parë në grup që siguron avancimin tutje.

Njoma Zogaj, Rinesa Uka dhe Alma Nivokazi janë emra të rinj në listën e selektorit Shabani. Ndërkohë në Kombëtare janë kthyer shumë lojtare si Pashke Marku, Burneta Rama, Blerta Ahmetxhekaj, Areta Istrefi, Alberina Halitaj. NIvokazi e Istrefi janë graduar nga Kombëtarja U19 dhe kanë rastin të dëshmohen.

Lojtaret tjera ishin edhe në ndeshjet e kaluara në Austri, javë më parë.

Edhe për ndeshjet e fillimit të qershorit, Kombëtarja përballet me mungesa të rëndësishme. Për shkak të lëndimit mungojnë Leonora Demaj e Kristina Ukaj, e po ashtu Albana Arifi. Mungojnë edhe motrat Sara e Rina Rexhepi. Ndonëse do të grumbullohet, Mirjeta Bytyqi ende nuk e ka të drejtën të luaj për Kosovën. Ajo do ta fitoj së shpejti të drejtën dhe do të jetë përforcim i madh për Kombëtaren tonë.

Kombëtarja mblidhet të mërkurën në Hotel Internacional në Prishtinë. Kombëtarja do të përgatitet në kryeqytet për ndeshjet e rëndësishme kualifikuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat