Selektori i Kosovës beson në vashat e tij: Problemi kryesor është Portugalia 

Hendboll

Selektori i Kosovës beson në vashat e tij: Problemi kryesor është Portugalia 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2021 Në ora: 14:41
Selektori i Kosovës beson në vashat e tij: Problemi kryesor është Portugalia 

Kryeqyteti i Kosovës për tri ditë rresht (3-5 qershor) do të jetë mikpritës i garave të Grupit A të parakualifikueseve për “Euro 2022” në hendboll (femrat).

Portugalia, Luksemburgu dhe Qipro do të zbarkojnë në Prishtinë, për t’i zhvilluar ndeshjet, ndërsa Kombëtarja e Kosovës synon që të përgatitet sa më mirë. 

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, po i zhvillon përgatitjet në kryeqytet, që të gjejë formulën më të mirë të lojës.

Image

Ai tha se Portugalia është në zhvillim e sipërm dhe ka një kombëtare shumë të mirë.

“Është grup i vështirë. Qipron nuk e njoh mirë, Luksemburgu nuk është ekip e dobët, problemi kryesor është Portugalia, e cila ka formuar një ekip të mirë si të meshkujt si të femrat, janë në zhvillim e sipërm dhe me hov të madh. 

Portugalia kanë punuar shumë në vitet e fundit, kanë një përparim të madh. Derisa ekipi ynë është i motivuar dhe me një vetëdije shumë të lartë, çfarë domethënë ky parakualikim. Presim që të na bashkangjiten sonte shumica e lojtareve.

Vajza po punojnë me intensitet”, tha Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kosova pothuajse ka mungesë një shtatëshe, lojtaret kryesore, kjo është edhe një kokëçarje për selektorin Shabani. 

“Kemi mungesa të mëdha. Jashtë fushës janë për shkak të lëndimeve kapitenja Leonora Demaj, pastaj Albana Arifi, Mirjeta Bytyçi (nuk e ka ende lejen nga EHF-i), Elma Kameri, Shkurte Mehmeti, motrat Sara dhe Rina Rexhepi, portierja Kristina Ukaj. Mungon një shtatëshe komplete, që munden me bë gara pa ndonjë telashe.

Shpresojmë me këto vajza të bëjmë me të mirën që kemi. 

Edhe në Austri, thënë të drejtën treguan një lojë të mirë kundër Austrisë në ndeshjen e parë,  por në ndeshjen e dytë me italianet dështuan për shkak që kemi fondin e vogël dhe mungesat që po ndihen”, tha më tej. 

Shabani shprehet se ka edhe risi në Kombëtare: “Kemi një risi të vogël, i kemi disa lojtare të reja dhe portiere të reja. Është një lojtare e ligës së dytë të Danimarkës, Njoma Zogaj, edhe kjo ka pasur një lëndim për fat mirë iu bashkua kombëtares në këtë tubim. 

Kemi dy portiere të reja, për të cilat mendojmë për të ardhmen e kombëtares. Është Blerta Ahmetxhekaj e Rinesa Uka. 

Disa emra të rinj si Alma Nivokazi nga Kosova U-19 iu bashkua përgatitjeve, që ka mundësi me marrë përvojë më të madhe dhe që të angazhohet. 

Areta Istrefi, lojtare që luan në Gjermani, ka pasur mungesë të ndeshjeve për shkak të rrethanave të njohura, Covid 19. 

Ajo është majtake. Pashke Marku është rikthyer pas një pauze të shkurtër me Kombëtare. 

Të gjitha vajzat e kanë kuptuar rëndësinë dhe punojnë me intensitet të shtuar. 

Është rëndësi e madhe me bë rezultat jo të mirë, por me më të mirën që me shkuar më tutje, me luajtur me ekipet më të mëdha”. 

Shabani tha se me prezencën e publikut në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, do të ishte edhe një plus për ta.  

“Të ishte prezent publiku ndoshta do të një përparësi më e madhe, megjithatë terreni vendas është një plus për ne. 

Të ishte publiku sigurisht se do ishte një plus më i madh sepse është interesim i shqiptarëve të Kosovës, dhe prindërve nga diaspora që të janë prezent, për fat të keq nuk lejohet prezenca e publikut”, përfundon Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat