Shaqir Kërtoku – lojtar i Gjeneratës së Republikës: Disa i morën në bisedë informative 

Hendboll

Shaqir Kërtoku – lojtar i Gjeneratës së Republikës: Disa i morën në bisedë informative 

Nga: K.Goca Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:56
Shaqir Kërtoku – lojtar i Gjeneratës së Republikës: Disa i morën në bisedë informative 

Si çdo sport tjetër edhe hendbolli është ballafaquar me telashe dhe kërcënime të mëdha nga regjimit serb në vitet e 90-ta.

Shaqir Kërtoku i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej hendbollistëve më të talentuar (1995-1998), duke dhënë kontribut të madh. 

Ai ka qenë lojtar i klubit Kosova nga Vushtrria. 

Kërtokut i kujtohen disa situata të pakëndshme dhe kërcënime nga milicia serbe. 

“Nuk ka qenë lehtë në atëkohë mu marrë me sport. Më kujtohet që edhe vendin e stërvitjeve e patëm ndërruar. 

Ka ndodhë një rast i cili më kujtohet kur në Samadrexhë gjatë ndeshjes kanë ardhur policia dhe e kanë ndërpre ndeshjen, e disa nga anëtarë të kryesisë i morën në bisedë informative në stacionin policor”, tregon Kërtoku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kërtoku edhe në vitet e pasluftës ka qenë ndër hendbollistët më të mirë në Kosovë dhe ndihet krenar që ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës, duke iu kundërvu pushtuesit serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat