Hendbollistet e reja të Kosovës në Lituani për të fituar përvojë

Hendboll

Hendbollistet e reja të Kosovës në Lituani për të fituar përvojë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 19:55
Hendbollistet e reja të Kosovës në Lituani për të fituar përvojë

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës tashmë janë vendosur në Klaipeda të Lituanisë, ku gjatë ditëve të ardhshme do të zhvillojnë shumë ndeshje.

Në Klaipeda mbahet Kampionati Evropian i Divizionit B, ndërsa ndeshjet e para janë të shtunën. Nën urdhrat e selektorit Agron Shabani, vajzat tona kanë zhvilluar një stërvitje të premten dhe janë të gatshme për ndeshjet e vështira që i presin.

Marrë për bazë që kjo gjeneratë grumbullohet për herë të parë dhe që vjet nuk kishte aktivitete kontinentale, Evropiani në Lituani pritet të shërbejë për të fituar përvojë për Kombëtaren U17. Natyrisht vajzat dhe shtabi teknik do të japin më të mirën për të marrë rezultate pozitive dhe për ta përfaqësuar sa më mirë shtetin e Kosovës.

Kosova është në Grupin A, që është shumë i fortë. Spanja, Lituania, Maqedonia e Veriut dhe Finlanda janë kundërshtarë e të grupit. Ndeshja e parë është të shtunën prej orës 16:00 me Spanjën.

Në Grupin B janë Islanda, Polonia, Bjellorusia, Turqia e Letonia.

Pjesëmarrja në Kampionate Evropiane është e domosdoshme për të mbajtur kontinuitetin dhe për të rritur nivelin e hendbollisteve tona. Për FHK-në rezultatet e ekipeve kombëtare dhe zhvillimi i mëtejmë i tyre është prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat