Trepça mposhtet nga izraelitët 

Hendboll

Trepça mposhtet nga izraelitët 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2021 Në ora: 20:44
Trepça mposhtet nga izraelitët 

Djelmoshat e Trepçës luftuan, por nuk nxorën rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt). 

Trepça mposhtet me rezultat 29:22 (14:12) nga Holon Yovalim nga Izraeli, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë. 

Ndeshja e kthimit luhet nesër po në të njëjtën palestër (13.00) ashtu siç janë marrë vesh klubet.   

Në minutën e 53-të, mitrovicasit ngushtojnë rezultatin në 20:22 dhe pas një minute edhe në një gol (21:22), por nuk arritën që të bëjnë përmbysjen e rezultatit. 

Izraelitët marrin veten dhe thellojnë sërish epërsinë në tre gola (21:24) në minutën e 56-të, duke fituar përballje me 22:29.

Sali Maxhera me 9 gola, i ndihmuar nga Fitim Klinaku me 5 sosh, ishin më efikasit në radhët e mitrovicasve dhe Milosh Saviq me 6, Refael Or Maman me 5, Rif Cohen me 4 gola, me të dalluarit në radhët e mysafirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat