Gjyqtarët Beqiri e Krasniqi - me notë të shkëlqyeshme në Kupën e Evropës

Hendboll

Gjyqtarët Beqiri e Krasniqi - me notë të shkëlqyeshme në Kupën e Evropës

Nga: K.G. Më: 16 tetor 2021 Në ora: 21:17
Gjyqtarët Beqiri e Krasniqi - me notë të shkëlqyeshme në Kupën e Evropës

Gjyqtarët Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi referuan me sukses ndeshjen e rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt), mes skuadrave greke Diomidis Argous dhe Bianco Monte Drama 1986.

Drama 1986 triumfoi me rezultat 30:26 (17:12) ndaj vendasve.

Vëzhguesi grek, Stepan Partemian, siç mësohet, i ka vlerësuar me notë të shkëlqyeshme dyshen nga Kosova.

Në përgjithësi ndeshje u karakterizua me rivalitet por mysafirët ishin me të mirë dhe me meritë edhe fituan sfidën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat