Klubi i hendbollit Istogu do të ndjejë dukshëm mungesën e hendbollistes Fatjona Rexhaj.
Hendbollistja është operuar me sukses dhe pritet së shpejti të kthehet në fushë.
“Është operuar hendbollistja e Istogut Fatjona Rexhaj, përmes ndërhyrjes laserike të rekonstruksionit të ACL-së.
Istogu është përballur më tri lëndime të rënda para ndeshjeve të EHF European Cup dhe pas përfundimit të tyre
KHF Istogu ka filluar trajtimin e hendbollisteve të lënduara.
Pas operimit të hendbollistes Fatjona Rexhaj, tretmanit mjekësor do t’i nënshtrohen edhe Alberina Halitaj dhe Doresa Rugova, klubi ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e rikoperimit të hendbollisteve tona.
Hendbollistës tonë, Fatjonës i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe suksese!”, njofton KHF Istogu.