Bujar Qerimi në presion!

Hendboll

Bujar Qerimi në presion!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 18:44
Bujar Qerimi në presion!

Belgjika zbarkon në Republikën e Kosovës. 

Belgët do të ballafaqohen me Kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen që luhet nesër në orën 17.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Pesë arsye që është në presion selektori i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi.

E para, humbja në Eskisehir me rezultat 25:23 nga Turqia, veç ishte humbja e parë! Humbje që i shkakton (qysh në start të grupit) presion sepse çdo gabim tjetër ia komplikon punët të luftë për dy vendet e para!

E dyta, fitorja ndaj Belgjikës është e domosdoshme për të pasur qetësinë në vazhdim të Grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, ndryshe ngarkohet situata në luftë për dy vendet e para.

E treta, nëse dikush e njeh mirë Belgjikën është Bujar Qerimi, i cili jeton një periudhë të gjatë në këtë shtet.

Deshëm apo nuk deshëm, Qerimi e di mirë si frymon Belgjika dhe e ka recetën e fitores në letër, por ajo duhet të arrihet në fushën e lojës!

E katërta, në grup e ka Greqinë, Turqinë dhe Belgjikën, duket një grup simpatik dhe i kalueshëm në shikim të parë, por nuk do të jetë aspak lehtë kur kihet parasysh se pak luan rol edhe terreni vendas. Qerimi vazhdimisht po studion kundërshtarët dhe për të arritur më të mirën. 

E pesta, Qerimi është i pari selektor, që për dy ndeshje fitoi tre pikë, sidomos ndaj Rumanisë shumë të fortë.

Humbja me Turqinë ishte me rezultat të ngushtë dhe me pak fat do të arrinte pikë.

Kur merret për bazë reputacioni i Qerimit, rezultatet e tija me Kombëtaren prej kohës që udhëheq, padyshim se është në presion të madh sepse vazhdimësia e rezultateve të mira, është edhe një fitore e tij ndaj dashakeqeve.

Ndaj, sa vijnë e kalojnë minutat presioni gjithnjë e më shumë rritet te Qerimi, para sfidës me Belgjikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat