Shqiponja nga Gjakova përforcohet me pesë hendbolliste.
Skuadra gjakovare synon rezultate më të mira në pjesën pranverore dhe të përmirësojë edhe renditjen në klasifikim, aktualisht është në pozitën e gjashtë me 12 pikë.
“Nga ky moment KHF Shqiponja është përforcuar edhe me 5 lojtare të reja me perspektivë, të cilat premtojnë shumë në të ardhmen.
Sot kontratat për klubin tonë i nënshkruan këto lojtare: Tringa Gola, Alba Bardhi, Marisa Berisha, Diola Maloku dhe Adea Curri”, - njofton Demë Sadiku, sekretar i KHF Shqiponja.