Vushtrriaset synojnë hakmarrje ndaj Istogut 

Hendboll

Vushtrriaset synojnë hakmarrje ndaj Istogut 

Nga: K.G. Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:13
Vushtrriaset synojnë hakmarrje ndaj Istogut 

Vushtrria është para sprovës së madhe, ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). 

Vushtrriaset synojnë hakmarrje ndaj Istogut, për humbjen me 42:32 dhe çdo rezultat tjetër i eliminon nga kjo garë.  

“Nesër gjysmëfinalja e dytë në Vushtrri, me fillim prej orës 17:30 e gjithë Vushtrria në palestrën “Jeton Tërstena – TOTA”,  t’i përkrahim vajzat tona kampione.

Qyteti ynë njihet si qyteti i hendbollit dhe me shikueshmërinë më të zjarrtë në vend, andaj ju ftojmë te gjithëve që nesër të jeni prezent në palestër për një atmosferë ashtu siç ne dijmë të krijojmë”, njofton KHF Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat