Vjet me 8 ekipe sivjet me 4 në Evropë! Vjet me krenari e sivjet të heshtur në Kosovë!

Hendboll

Vjet me 8 ekipe sivjet me 4 në Evropë! Vjet me krenari e sivjet të heshtur në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2022 Në ora: 13:42
Ilustrim

Hendbolli me 4 ekipe në garat evropiane (dy meshkuj e dy femra),  jo sikur vitin e kaluar me 8 ekipe! Ndryshon kënga e hendbollit dhe nuk është ajo krenari e vitit të kaluar, që turreshin për Evropë, e merituan a nuk e merituan, me rëndësi po shkojnë, pak po e shohin Evropën e pak po luajnë!

Edhe pse ditë më parë u tha se me 4 ekipe meshkuj pritet që të marrin pjesë në garat evropiane, kjo politikë ndryshoi sepse klubet nuk kanë fuqi financiare që të përballojnë koston!

Trepça dhe Prishtina, dy ekipe me renome të meshkujt, i thonë jo garave evropiane, ndërsa Besa Famgas, kampion dhe Kastrioti, marrin pjesë. Te femrat, Istogu, kampione dhe Ferizaj, do të garojnë në Evropë!

Vjet me krenari e sivjet të heshtur në Kosovë! Fundja, me 4 ekipe, 2 meshkuj e 2 femra, është më së miri, se sa të shkosh me 8 ekipe, e të kthehen disa prej tyre me rekord të zi, siç i ndodhi vashave të Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat