​Ekipi korean, Kangwon shkatërron atë të Malit të Zi, Unimne, në botërorin e hendbollit për universitete

Hendboll

​Ekipi korean, Kangwon shkatërron atë të Malit të Zi, Unimne, në botërorin e hendbollit për universitete

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Skuadra nga Mali i Zi, Unimne, e ka nisur me humbje Kampionatin Botëror në hendboll për universitete pasi janë mposhtur nga skuadra koreane, Kangwon.

Koreanët u treguan skuadër dominuese që nga fillimi i ndeshjes duke krijuar epërsi prej 15 pikësh vetëm pas 30 minutave të para.

Edhe në pjesën e dytë, Unimne, nuk arriti të tregojë më shumë dhe në fund pësuan disfatë me rezultat të thellë 48-31.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin B të këtij kampionati në të cilin bëjnë pjesë edhe skuadra kroate Pula dhe ajo turke Gazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat