Kryeministri Kurti në ndeshjen Kosova – Sllovenia

Hendboll

Kryeministri Kurti në ndeshjen Kosova – Sllovenia

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 22:32
Kryeministri Kurti

Nga afër ndeshjen e fortë në mes të Kosovës dhe Sllovenisë e ka përcjellë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Në tribunën e sallës të vogël në Pallatin e Rinisë në Prishtinë ishte edhe ambasadorja e Sllovenisë në vendin tonë, Minca Benedejqiq.

Kryeministri Kurti edhe më herët ka përcjellë nga afër ndeshjet e Kombëtares së Kosovës. Dhe njëjtë si në të kaluarën ka shprehur emocione gjatë ndeshjes.

FHK-ja falënderon kryeministrin Kurti, ministrin Çeku dhe ambasadoren Benedejqiq për praninë e tyre.

Po ashtu i falënderojmë të gjithë shikuesit, duke përfshirë edhe ushtarët sllovenë që ishin në palestër.

Përkrahja ndaj Kombëtares sonë ishte e madhe dhe për këtë shikuesit meritojnë respektin maksimal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat