Besa Famgas mobilizohet, shumë afër rrethit të tretë të Kupës së Evropës 

Hendboll

Besa Famgas mobilizohet, shumë afër rrethit të tretë të Kupës së Evropës 

Nga: K. G. Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:21
Ilustrim

Kampioni në fuqi i Kosovës, Besa Famgas e Pejës, mobilizohet për sfidën e kthimit dhe është shumë afër rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).

Trajneri Nikolla Prce është duke e përgatitur ekipin maksimalisht që mos të lejojë ndonjë befasi nga ana e skuadrës nga Helsinki i Finlandës, HIFK.

Besa ka përparësinë e terrenit dhe pret përkrahjen e tifozëve.

Besa është skuadra më e organizuar dhe bindshëm më e mirë në vendin tonë, që drejtohet nga babë e bir, Hamëz dhe Enis Idrizi.  

“E diele ora 18:00 Pejë, Besa FamGas – HIFK.

Të dielën në palestrën ‘Karagaçi’,  djelmoshat tanë zhvillojnë ndeshjen e dytë në garën Europian Cup.

Pas humbjes me rezultat 28:27 në ndeshjen e parë që u zhvillua në Helsinki skuadrës tonë i duhet fitorja me diferencë +2 gola që të jemi në raundin tjetër, e kjo gjë do të jetë më e lehtë me përkrahjen tuaj.

Andaj  të dielën në orën 18:00 përkrahja e juaj është e nevojshme që në fund të festojmë së bashku”, njofton KH Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat