Kosova e ka në dorë kualifikimin, Demaj, Hajdari, Aliu, Marku - të mobilizuara

Hendboll

Kosova e ka në dorë kualifikimin, Demaj, Hajdari, Aliu, Marku - të mobilizuara

Nga: K. Goca Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 12:31
Kosova

Kombëtarja e Kosovës e ka në dorë kualifikimin, vetëm ndonjë çudi mund ta lërë eliminojë!

Vashat tona sonte në orën 19.30 do të ballafaqohen me Ishujt Faroe, në kuadër të ndeshjes së kthimit.

Ndeshja luhet në palestrën e sportit në Istog, kum pritet të janë të pranishëm një numër i madh.

Kosova është afër kalimit në rrethin e dytë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Kapitenja dhe liderja, Leonora Demaj, hendbollistet tjera si Marigona  Hajdari, Mirela Gjikokaj, Fitore Aliu, Pashke Marku, Albina Rugova etj. janë të mobilizuara për fitore.

Sfidën e parë e fituan me tre gola dallim (27:24) ndaj Ishujt Faroe, që për selektorin Agron Shabani është një përparësi e mirë.

Vashat tona duhet të janë me këmbë në tokë, të përqendruara dhe mos të mashtrohen nga kjo epërsi, për faktin se në hendboll nuk është ndonjë epërsi që është për komoditet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat