Kombëtarja e Kosovës U17 kualifikohet në finale

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës U17 kualifikohet në finale

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:46
Kombëtarja e Kosovës U17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar në finale të IHF Trophy për zonën evropiane.

Të shtunën në palestrën “1Tetori” në Prishtinë, vajzat tona shënuan fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë në gjysmëfinale. 28:19 ishte rezultati në fund, ndërsa dallimi u bë që në pjesën e parë që përfundoi 14:9.

Andra Uglani i shënoi 8 gola për Kosovën. 

Pesë i kishte Arona Krasniqi. Sara Gjergjaj e Sirena Haxhaj i kishin nga 4 gola. Finalja është të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat