Prishtina me probleme financiare!

Hendboll

Prishtina me probleme financiare!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2017 Në ora: 19:48
KH Prishtina

 

Prishtina si shumë ekipe tjera në elitën e hendbollit (meshkujt) përballet me vështirësi financiare. Kriza financiare ndikon që mos të arrijnë rezultate më të mira, por shpresojnë se deri në fund do të ngjiten sa më lartë në renditje. Prishtina aktualisht renditet në vend të katërt me 27 pikë, ka 15 me pak se lideri Besa Famiglia dhe gjashtë me pak se Trepça në vend të dytë pas 21 jave të luajtura. Kryetrajneri i Prishtinës, Arben Parduzi, shprehet se në ndeshjet e fundit dëshmuan se janë prej tri skuadrave më të mira në vend. “Prishtina në ndeshjet e fundit ka treguar që është njëra prej tri skuadrave më të mira në Superligë. Në fillim të sezonit kemi pasur shkuarje të lojtarëve dhe kemi marrë disa lojtarë, kjo ka ndikuar te skuadra që të jemi me probleme derisa janë adaptuar lojtarët që kanë ardhur”, thotë Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sipas tij, kryeqytetasit njihen me lojë kolektive: “Ekipi i Prishtinës...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat