Prishtina më ndryshe, para sfidës me ukrainasit - Bota Sot
Prishtina më ndryshe, para sfidës me ukrainasit

Hendboll

Prishtina më ndryshe, para sfidës me ukrainasit

Nga: K. G. Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:46
Prishtina më ndryshe, para sfidës me ukrainasit

Në klubin e hendbollit Prishtina (meshkujt), është mobilizuam i madh për ndeshjen evropiane. Prishtina ballafaqohet me një rival të fortë, siç janë Zntu-Zab Zhaporozhye, në kuadër të rrethit të dytë të Challenge Cup.

Të dyja ndeshjet luhen në Prishtinë, me marrëveshje të klubeve. Ndeshja e parë luhet me 13 tetor në orën 17.30, ndërsa e dyta në orën 14.00, që të dyja në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Kryetari i klubit Edi Kolgeci ka motivuar ekipin në çdo aspekt për paraqitje sa më të mirë, ndërsa trajneri Taib Kabashi si gjithmonë optimistë dhe pretendon ta sfidojnë fortë Zntu-Zab Zhaporozhye.

Pse Prishtina më ndryshe? Shihet edhe në foto se kanë bërë një ilustrim atraktiv me të gjithë lojtarët, duke paralajmëruar sfidën si mjaft të nxehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...