Media franceze (1932)/Shqipëria, një vend ku futbolli po zhvillohet dhe popullarizohet me hapa të shpejta

Historia

Media franceze (1932)/Shqipëria, një vend ku futbolli po zhvillohet dhe popullarizohet me hapa të shpejta

Aurenc Bebja, Francë Nga Aurenc Bebja, Francë Më 1 qershor 2019 Në ora: 10:04
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“L’Auto” ka botuar, të dielën e 5 qershorit 1932, në faqen n5, një shkrim në lidhje me zhvillimin dhe popullarizimin e futbollit në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Futbolli në Shqipëri

“Ka filluar një kapitull të ri në historinë e futbollit shqiptar që nga pranimi i Shqipërisë në F.I.F.A.

Ajo që është bërë deri tani është rezultat vetëm i viteve të fundit, por është bërë punë e mirë, pasi gjatë kësaj periudhe të shkurtër, futbolli është popullarizuar në një mënyrë të konsiderueshme, shumë ekipe u formuan dhe u krijua një kampionat kombëtar.

Në 1930 dhe 31, Sportklub Tirana u shpall kampion i Shqipërisë para ekipeve të Korçës, Vlorës, Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit. Në vitin 1930, u krijua një kupë për ushtrinë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe në vitin 1931 u krijua një kampionat shkollor.

Ekipet shqiptare kanë luajtur tashmë kundër atyre franceze dhe angleze. Megjithatë, kundërshtarët e tyre të zakonshëm janë klubet italiane, jugosllave dhe greke.

Që prej dy vitesh funksionon një kurs arbitrash që ka dhënë rezultate të shkëlqyera.”

Shkrimi i plotë: Media franceze (1932)/Shqipëria, një vend ku futbolli po zhvillohet dhe popullarizohet me hapa të shpejta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat