Le Rappel (1903)/Historia e 1750 flamujve shqiptarë me sfond të kuq, ku shqiponja e zezë fluturon mbi gjarprin e gjelbër

Historia

Le Rappel (1903)/Historia e 1750 flamujve shqiptarë me sfond të kuq, ku shqiponja e zezë fluturon mbi gjarprin e gjelbër

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 10 gusht 2019 Në ora: 10:23
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Le Rappel” ka botuar, të enjten e 25 dhjetorit 1903, në faqen n2, një shkrim në lidhje me prodhimin dhe përdorimin asokohe të 1750 flamujve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Flamuri shqiptar 

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

 Athinë, 23 dhjetor. 

Flamuri shqiptar, që do të valvitet në kryengritjen e ardhshme të përgjithshme në Shqipëri, është gati.

Është një rikonstitucion i flamurit të shefit të famshëm Skënderbe. Në një sfond të kuq, ai ka imazhin e një shqiponje të zezë që fluturon mbi një gjarpër të gjelbër. 

Si simbol i bashkimit të të gjitha fiseve, pa asnjë dallim, është vendosur në bosht një kryq dhe një hënë.

1,750 flamuj janë shpërndarë në mesin e korit të vullnetarëve. 

Një komitet ekzekutiv u formua prej pesë anëtarësh me misionin e drejtimit të operacioneve të kryengritësve shqiptarëve.

Shkrimi i plotë: Le Rappel (1903)/Historia e 1750 flamujve shqiptarë me sfond të kuq, ku shqiponja e zezë fluturon mbi gjarprin e gjelbër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat