Çfarë ndodhi me 31 gusht

Historia

Çfarë ndodhi me 31 gusht

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 06:46
Ilustrim

1056 - Pas një sëmundje të papritur, Perandoresha Theodora e Bizantit vdes pa lënë fëmijë, duke i dhënë fund dinastisë maqedonase. Dinastia maqedonase sundoi Perandorinë Bizantine nga viti 867-1056. Themeluesi i dinastisë, Vasil (Basil) dhe shumë perandorë pasues ishin me prejardhje armene, prandaj shpesh eshte referuar nga disa autorë si dinastia armene.

1964 - Kalifornia u bë zyrtarisht shteti më i populluar i Shteteve të Bashkuara - Aktualisht Kalifornia ka 38 milionë banorë.

1980 - Lëvizja punëtore polake Solidariteti hyri në histori kur qeveria komuniste u detyrua të pranonte kërkesat e grevistëve dhe nënshkroi marrëveshjen që i dha fund grevës 17-ditore në Gdansk.

1994 - Rusia i dha fund zyrtarisht pranisë ushtarake në ish-Gjermaninë Lindore dhe shtetet baltike.

1997 - Diana, Princesha e Uellsit, u vra në një aksident me makinë herët në mëngjes në Paris, Francë. I vdekur mbeti edhe shoku i saj milioner, trashëgimtari i dyqaneve Harrods, Dodi Fayed. Në kohën e aksidentit, çifti ishte duke u ndjekur me motorçikleta nga fotografë paparazzi.

2006 - Piktura e famshme "Scream" nga Edvard Munch (1895), e vjedhur dy vjet me pare, u gjet në një bastisje nga policia norvegjeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat