“E vërteta dhe gënjeshtrat mbi Betejën e Kosovës 1389”

Historia

“E vërteta dhe gënjeshtrat mbi Betejën e Kosovës 1389”

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2019 Në ora: 13:55
Beteja e Kosovës

Historiani Safet Hasani ka bërë një punim shkencon të cilën e ka paraqitur në Universitetin e Pragës dhe Bukureshtit për të vërtetën e Betejës së Kosovës.

Përkundër shtrembërimeve dhe gënjeshtrave nga historia serbe, kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët dhe tërë historinë e Ballkanit.

Hasani në punimin e tij ka folur për shtrembërimet dhe përgënjeshtrimin e  fakteve që bënë historiografia serbe:

“1. Besimtarët ortodoks vendas historiografia serbe i ka paraqitur si popullatë serb,

2. Peshën e Betejës së Kosovës ia dedikojnë serbëve,

3. E faktorizojnë mbretërinë e paqenë serbe, ku dihet që në atë kohë mbretëritë emëroheshin sipas territorit vendit dhe jo përkatësisë etnike. Në atë kohë ishte Mbretëria e Rashës që ishte në shpërbërje dhe kishte synim ta marr primatin mbi pjesën territoriale të Ballkanit, kryesisht territorit të banuar me arbër-shqiptar. Realisht, askund, përveç shkrime serbe nuk mund t’i hasim serbët, por sllavët, dhe banorët vendas të besimit të krishterë q[ ishin shqiptarë (arbrit), por që serbët i paraqesin si serb.

4. Figurat e njohura të asaj kohe Llazari (me përkatësi vlleh), Mëhill Kopili (arbër-shqiptar), Vuk Brankoviqi (besimit ortodoks, etnia jo serbe), etj., janë përvetësuar nga historiografia serbe”.

Ai shkruan se Beteja e Kosovës u zhvillua më 15/28 qershor 1389 në tokën arbërore-shqiptare në afërsi të Prishtinës.

“Ajo u projektua dhe u përgatit nga princat dhe udhëheqësit e krishterë ballkanik, si shqiptar, hungarez, kroat, vlleh, boshnjak, çek, (politika serbe i kanë paraqitur si serb të gjithë ata të besimit ortodoks) dhe polak. Beteja e Kosovës ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë kohës së mesjetës, por, fatkeqësisht ajo e humbi vlerën e vetë shkencore pas shtrembërimit të realitetit nga historiografia serbe! Historiografia serbe, në kuptimin e plotë të fjalës, është plotësisht e shantazhuar. Historianët serb nuk iu qasën dokumentacioneve të kohës nëpër arkivat e Turqisë, Austrisë, Hungarisë, Çekisë, etj., por shkruan me direktiva dhe ndjenja nacionale të iniciuara nga teologët ortodoks. Por, edhe ato materiale apo dokumentacione që janë hulumtuar ato janë shtrembëruar dhe janë trajtuar krejt ndryshe”, shkruan historiani nga Vushtrria në punimin e tij.

Tutje, sipas tij, “Betejën e Kosovës” këtë ngjarje të rëndësishme historike, historiografia serbe në bashkëpunim me klerikët dhe kishën ortodokse serbe e kanë manipuluar dhe shtrembëruar duke e shndërruar në mit. Kjo ka bërë që historia e kësaj beteje të vije në pikëpyetje! Pra, duke bërë gënjeshtra dhe falsifikime dhe ngjarje të kësaj beteje kanë shtrembëruar tërë historinë!

“Shumë herë studiues të mirëfilltë bëjnë pyetje: si u manipulua dhe u shtrembërua ngjarja e Betejës së Kosovës? Përgjigja është kjo, e tërë kjo gënjeshtër serbe kishte filluar në shek. XIX, kur edhe kishte marr hov nacionalizmi i shfrenuar serb, atëherë kur Vuk Karaxhiqi me gënjeshtra teologjike nxiste ndjenjat serbe për një “Serbi të Madhe”. E kulmin e kësaj e jap me 1989 në përvjetorin e 600 krimineli serb, Sllobodan Millosheviqi, që nxiti ndjenjat serbe dhe nisi luftërat në ish-Jugosllavi! Studiues të mirëfilltë, çdo here kur t’i qasen kësaj problematike, duhet t’i anashkalohen të dhënave e historiografisë serbe. Jo për ndonjë qëllimi të caktuar, por për shkak se e tërë materiali burimor prej tyre është i devijuar. Aq larg ka shkuar falsifikimi i historisë serbe sa që ka bërë ndërhyrje edhe në dokumentet autoktone të kohës, si për shembull, në “Kristovulen e Stefan Dushanit” 1355, në afresket e manastireve, Pejës, Deçanit, Graqanicës, etj.

Kur kemi të bëjmë me Betejën e Kosovës, e për ta dhënë një pasqyre të saktë të kësaj ngjarje duhet filluar që nga sulmet e para osmane në Ballkan dhe vendosja e tyre në territoret e Ballkanit para betejës së Kosovës. E rezultati të jetë i pranueshëm duhet të flasim me gjuhën e fakteve, dokumenteve origjinale, të dhënat që na afrojnë kronistët e kohës, defterët osmane, dokumentet e kohës së Raguzës, Venedikut, Stambollit, pastaj autorë çek, polakë, bullgarë, etj., por duke mos u fut në shkrimet e manipuluara serbe”, vazhdon ai.

“Gënjeshtrat serbe fillojnë me përvetësimin e ngjarjeve dhe figurave të asaj kohe, si Marash Nikoll Kopilin, që njihet si Millosh Kopiliqi (serbët e përvetësuan figurën e tij duke e quajtur Millosh Kopiliqi, sipas prapashtesës serbe – iq, viq), Shtefan Gojqinën më pas të njohur si “Stefan Cërrnjeviq” (shqiptar të fisit “kuq” nga Zeta më pas të konvertuar në malazez), etj! Shtrembërimi i emrit të kalorësit mesjetar Marash (Mëhill) Nikollë Kopilin në Millosh Kopiliqi, serbët e shfrytëzuan rastin kur filluan të ndezën shkënditë e nacionalizmit serb. Kryesisht, mbi një dokument që fare s’ka të bëjë me emrin dhe veprën e Marash Kopilit – iq, sepse në atë dokument osman bëhet fjalë për vrasjen e Muratit që parulla për kalimin e gardës së sulltanit ishte “KOBILE” që do të thotë “pelë e re… mëze”. Pra, bëhej fjalë për kodin, “fjalë-kalimin” për të kaluar përmes rojave deri te tenda e Sulltan Muratit, pikërisht nga njerëzit e Bajazitit, e jo për person.

Duke manipuluar me atë dokument osman, historianët serb kanë manovruar dhe bërë që personaliteti i tij të vije deri te një bashkëpunëtor i Sulltanit. Në dokumentet e kronistëve paraqitet një konflikt të brendshëm mes Llazarit dhe Brankoviqit, një natë para se të fillonte beteja! Vuk Brankoviqi kishte akuzuar Marash Kopilin për bashkëpunim me Muratin, por ishte pikërisht Vuk Brankoviqi ai që bashkëpunonte me sulltanin, pasi që, pas betejës edhe vërtetohet kjo, ku Brankoviqi kishte qenë aleat me Muratin. Por, duke bërë hulumtime në shkrimet dhe dokumentacionet e kohës del se, ata që tradhtuan “Koalicionin Ballkanik të Krishterë”, ishin pikërisht forcat sllave”, shkruan tutje historiani.

Ai vazhdon se, kronistët e kohës Marash Kopilin e trajtojnë si princ shqiptar, (kronisti osman Enveri, Marash Kopilin e përmend me titujt: “Princ” dhe “Ban”; humanisti raguzan Feliks Petançi, e trajton “Princ Ilir”; humanisti arbëror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, “Baron”; arqipeshkvi i Tivarit, Andrea, “Ban”; kurse humanisti ynë Marin Beçikemi e vë atë në cilësinë e “Perandorit të Mizisë”.

“Prof. Dr. Anna Di Lellio ka shkruar jo para shumë kohësh librin: “The Battle of Kosovo 1389 – An Albanian Epic”. Në atë botim ajo dokumenton karakterin dhe origjinën shqiptare e betejës, përveç karakterit dhe sigurisht origjinën shqiptare të Marash Kopilit, i cili sipas legjendave tona ishte mbret apo princ i Kllopotnikut (Drenicës). Realisht, Millosh Kolili – qi nuk është i përmendur në burimet e bashkëkohore, por përmendet më vonë në tekstet e historisë mbi disfatën serbe në Betejën e Kosovës si vrasësi legjendar i Sulltan Muratit të Parë. Edhe pse ai mbetet anonim në burimet ekzistuese deri në shekullin e 18-të, përmendja e historisë së vrasjes së Muratit në kronikat fiorentinase, serbe, osmane dhe burimet greke vërehet gjerësisht në shkrimet për Ballkanin një gjysmë shekulli pas ngjarjes.

Historiografia serbe, Betejën e Kosovës e paraqet si betejë e zhvilluar mes serbëve dhe osmanëve, si dhe beteja e parë e humbur nga osmanët! Por, kjo nuk qëndron, sepse para betejës së Kosovës 1389, serbët (që në atë kohë s’kanë ekzistuar fare) kishin humbur edhe beteja tjera kundër osmanëve. Ndër betejat e humbura të forcave sllave janë; Beteja e Galipolit (1312), beteja e Stefanianës (1344), beteja e parë e Maricës (1364) dhe Beteja e dytë e Maricës (1371), ku edhe fundoset mbretëria Nemanjide. Fitorja e osmanëve të vitit (1371) pranë lumit Marica hapi rrugën e pushtimeve masive osmane në Ballkan, ku trupat osmane u shkaktuan një katastrofë ushtarake sundimtarëve sllavë, vëllezërve Vollkashin dhe Uglesha Mërnjavçeviqit, në krah të të cilëve qe edhe Aleksandri i Vlorës. Beteja e Maricës (1371) ishte disfatë e rëndë kundër ushtrisë osmane. Aty mbetën të vrarë mbreti Vullkashini dhe mbretëresha Uglesha, territoret që zotëronte mbretëresha Ulgesha në Maqedoninë e sotme e morën osmanët dhe pjesën nga Gjevgjelia gjerë te Prilepi e morën grekët. Kështu, pas kësaj disfate mbretëria e shpërberë nemanide mbeti në duart e vëllezërve Dajanoviq që u bënë vasal të osmanëve. Pas betejës së Maricës, sundimtarët “serb” u bënë vasalë të Perandorisë Osmane. Si vasalë ata filluan t’i paguanin tribut vjetor dhe, bashkë me trupat e tyre, merrnin pjesë në luftime përkrah ushtrive osmane sa herë thirreshin prej sulltan Muratit I dhe pasardhësve të tij. Aleatë të sulltanëve osmanë në Ballkan kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë të kishës greke dhe sllave, që kishin siguruar një varg privilegjesh prej sulltanëve. Me triumfin në betejën e Maricës osmanët marshuan furishëm për pushtime të reja në territoret e Ballkanit. Osmanët korrën fitore dhe pushtuan territore të njëpasnjëshme. Kështu, me 1375 osmanët pushtuan Nishin, ku forcat osmane iu ofruan territorit që ishte nën sundimin e Llazar Hrebelanoviqit, i cili qendrën e kishte në Krushefc. Llazari (s’ishte me përkatësi etnike serbe, siç pretendojnë serbët, por ishte një princ vlleh i fisit llaz që ishin të ardhur nga deti zi) kishte rival të shumtë për mbretëri, si Vuk Brankoviqin, mbretin bullgar Marko, të cilët në mënyrë të fshehtë bashkëpunonin me forcat osmane”.

Ai thekson se, Osmanët filluan t’i pushtojnë territoret e Ballkanit në të gjitha anët, dhe në të gjitha mbretëritë, kështu sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve ‘80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, Përlepin, Manastirin dhe të Kosturin. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin “në Shqipëri” apo “në tokat shqiptare”.

Image

“Në muajin gusht të vitit 1385 Balsha II i shkruante Republikës së Venedikut se zotërimet e tij ishin nën sulmet e përditshme të ushtrive osmane dhe se ato kishin shkaktuar një pështjellim të madh te nënshtetasit e tij “sipas Injac Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore e të mesme në shek.XV-XVI, Tiranë, 1963. fq.233”. Kur Balsha II ishte i zënë në konflikt me mbretin e Bosnjës, Tvërtkon (1376-1391), për çështjen e zotërimit të Kotorrit, një ushtri e fuqishme osmane, e komanduar nga Timurtash Pasha, në shtator të vitit 1385 u fut me shpejtësi në thellësi të tokave shqiptare. Balsha II së bashku me një grup fisnikësh të udhëhequr prej tij, mobilizuan me shpejtësi një pjesë të ushtrisë dhe u dolën përpara osmanëve në fushën e Savrës (pranë Lushnjës). Në betejën e Savrës, që u zhvillua më 18 shtator 1385, forcat ushtarake shqiptare u thyen dhe vetë Balsha II gjeti vdekjen. Fitorja e betejës i dha mundësi ushtrisë osmane që të pushtonte Beratin, Krujën etj., të cilat i mbajti përkohësisht, derisa ua lëshoi zotëruesve të mëparshëm. Inkursionet e tyre u shtrinë edhe në Shqipërinë e Epërme deri në Lezhë, si dhe në Shqipërinë e Poshtme. Në vitin 1386 osmanët pushtuan Nishin dhe pas një viti Selanikun, që e mbajtën përkohësisht në duart e tyre, deri më 1403. Pas vrasjes së Balshës II, vendin e tij e zuri Gjergj II Balsha, dhe ra në kontakt me princat tjerë shqiptar për përgatitjet për tu ballafaquar me forcat osmane.

Ushtritë osmane, të kryesuara nga Sulltan Murati, më 1386, depërtuan në Mezi – Dardania e Epërme (historia serbe e quan Serbi), ku pushtuan Nishin. Më pas, tek Ploçniku (sot fshat pranë Prokuples), Llazari për t’i mbrojtur territoret e veta organizoj një fushatë ushtarake kundër osmanëve dhe lidhi marrëveshje diplomatike me disa princ shqiptarë dhe hungarezë. Nga forcat shqiptare në atë betejë Llazarit i dolën në ndihmë ushtria shqiptare e udhëhequr nga Balsha dhe Marash Nikoll Kopili, si dhe nga hungarezët të udhëhequr nga Sibian Huniadi (babai Janosh Huniadit). Për forcimin e asaj aleance, Llazari i kishte dhënë motrën për grua Marash (Milosh) Kopilit. Sipas analistëve dhe studiuesve, si; “raguzanit P. Lukari, kronistët turq Oruç, Mehmet Neshri, Idris Bitlisi, Sabedin Efendi, Ibn Kemali, teologu austriak Josef Hammeri, Konstandin Jereçek, etj.”, vërtetojnë se dorëzimi i Llazarit në betejën e Plloçnikut ishte si pasojë e princave sllaovo-serb që ishin të rreshtuara përkrah forcave osmane. Sipas kronistëve hungarez dhe atyre osman del se, Llazari edhe se kishte ndihmë nga aleatet shqiptar dhe hungarez nuk guxoi të konfrontohej në betejë të hapur me Sulltanin, por i premtoi Muratit dhënien e një tributi, si dhe një trupe ndihmëse ushtarake prej 1000 vetash. Në asnjë shkrim të historiografisë serbe nuk e ndeshim Betejën e Plloçnikut (1386)! Apo, është shkruar tërthorazi, dhe shumë e përgënjeshtruar, pasi që, Lazari në këtë betejë pësoj humbje dhe lidh aleancë me Muratin duke lënë aleatet në fushë të betejës.

Planet antiosmane arritën të konkretizohen në verën e vitit 1388, ku në një përballje mes një njësie ushtarake e forcave osmane, nën komandën e Lala Shahinit, që ishin duke lëvizur për në Bosnjë, u thyen nga forcat aleate të Tvërtkos, Gjergjit II Balshës dhe Llazarit. Për t’i ndaluar ushtrinë osmane prijësit e Ballkanit, lidhën një aleancë të përbashkët kundër forcave osmane. Në shumë literatura dhe dokumente historike e gjejmë, si; “aleanca ballkanike”, “aleanca e krishterë”, por bëhet fjalë për të njëjtën aleancë. Në këtë marrëveshje ftohen të gjithë princat që me trupat e tyre ushtarake të bashkohen kundër forcave osmane. Problem kryesor qëndronte te forcat sllave-“serbe”, sepse ato kishin depërtuar nën vasalitetin osman, dhe qëllimi i tyre ishte ta marrin primatin e mbretërisë së shpërberë Nemanjide në Ballkan duke i shërbyer sulltanit”, shkruan në punimin e tij Hasani.

Sipas Stefan Jantolak “Istoria narodna Jugosllavie I, Beograd 1968”, si dhe Petar Tomac “Kosovska Bitka, Beograd 1968”, del se “Knjazi serb i Rashës, Llazari Hrebelanoviçi mori nismën dhe ftoi sundimtarët e tjerë ballkanas që të bashkonin forcat e tyre për të ndalur marshimin osman. Thirrjes së tij iu përgjigjën sundimtarët shqiptarë”.

“Në koalicionin ballkanik morën pjesë; Gjon Kastrioti (babai i Gjergj Kastriotit Skënderbeut), Gjergji II Balsha, sundimtar i Shkodrës, Teodor II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesë, Marash Nikoll Kopili, zot i Kllopnikut (Drenicës), Dhimitër Jonima, zot i trevave përgjatë rrugës tregtare Lezhë-Prizren, Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve rreth tij, sundimtarë të Shqipërisë së Poshtme etj. Me ta u bashkuan edhe sundimtarë të tjerë ballkanas, si vojvoda rumun Mirçea, bani kroat Ivan Horvat, mbreti Tvërtko I i Bosnjës, Vuk Mlladenoviqi, që zakonisht njihet me mbiemrin Brankoviçi (Vuk Brankoviçi) etj. Trupat shqiptare kishin një peshë të rëndësishme në forcat e koalicionit ballkanik. Kronikat osmane, që përshkruajnë këtë ngjarje, theksojnë se numrin më të madh në betejë ishin ata të ushtrisë së Gjergjit II Balsha dhe e cilësojnë atë si njërin prej tre sundimtarëve kryesorë të koalicionit antiosman.

Shumë hulumtues në shkrime historike shtrojnë pyetjet: se si Knjazi i Rashës, Llazar Hrebelanoviçi, u zgjodh kryekomandant i aleancës së krishterë të Ballkanit? Kjo përgjigje akoma nuk mund të vërtetohet në mënyrë shkencore! Por, duke hulumtuar shkrimet e kronistëve të kohës, por jo ato që janë të manipuluara nga historiografia serbe, del se Llazari doli në krye të asaj ushtrie për t’i bashkuar dhe rreshtuar forcat sllave kundër osmanëve, të cilat kishin hy nën vasalitetin osman. Sipas shënimeve osmane del që, Vuk Brankoviqi dhe mbreti Tverrko i Bosnjës, ishin nën vasalitetin osmanë. Sipas “I. H. Danisment, “Izahli Osmanli Tarihi Kronolojisi” Istambul, 1971, fq. 75, 76”, princat dhe banët serb që morën pjesë në krah të Sulltan Muratit ishin, Konstandin Dejanoviqi, mbreti Marko, Vuk Brankoviqi, knjazi Vllatko Vukotiqi.

Nga dokumentet arkivore osmane dhe austriake del se një pjesë e ushtrisë serbe të udhëhequra nga Vuk Brankoviqi, nën komandën e Vllatko Vukotiqit ishte rreshtuar në anën osmane, pasi që sipas tyre, Brankoviqi kishte rival Llazarin Hrabnjaneviqin për marrjen e postit të mbretit të Rashës apo Nemanjide, edhe se ishte vjehrri i tij. Ata për shumë kohë kishin konflikte mes vete për pushtet e jo për ta luftuar ushtrinë osmane. Kështu që, Llazari kishte kërkuar nga Koalicioni i Krishterë Ballkanik që nëse fiton Koalicioni Llazari të vije në krye të mbretërisë, dhe për këtë kishte bërë një marrëveshje me mbretin Tverrko të Bosnjës që Llazari edhe pse kishte më së paku ushtar në numër ta printe Koalicionin Ballkanik. Kjo marrëveshje bëri që Vuk Brankoviqi të bënte marrëveshje të fshehtë me Bajazitin, djalin e dytë të Sulltan Muratit, për t’i ndihmuar me ardhur në krye të mbretërisë së Rashës. Këto marrëveshje historia serbe asnjëherë nuk i përmend! Sepse, sipas disa të dhënave jepet që Llazari u ekzekutua nga ushtria e Vuk Brankoviqit që ishin nën komandën osmane”, shkruan tutje ai.

Sipas tij, në vjeshtën e vitit 1388 sulltani përqendroi forca të shumta në Plovdiv për të vijuar pushtimet në Ballkanin Qendror. “Murati I, filloj të përgatitej seriozisht kundër forcave ballkanike. Murati kishte dhënë urdhër perandorak, që iu bënte thirrje komandantëve të Anadollit dhe të Rumelisë, respektivisht të gjithë bejlerbejve të vilajeteve, djemve të tij, Jakupit dhe Bajazitit, disa princave nga Azia e Vogël, si dhe sundimtarëve të krishterë, të cilët kishin pranuar vasalitetin ndaj osmanëve, që me forcat e tyre të mblidheshin dhe të drejtoheshin për t´i mposhtur sundimtarët ballkanikë. Përveç të sipërpërmendurve, Sulltanit i erdhi ndihmë “edhe nga persët edhe nga arabët”, dhe në këtë mënyrë u krijua një ushtri e madhe në krye të së cilës qëndronin Sulltan Murati dhe dy djemtë e tij, Jakupi dhe Bajaziti. Ai grumbulloj kontingjente nga Azia e Vogël, Gadishulli Ballkanik, si dhe forcat ndihmëse të vasalëve nga Lindja dhe Perëndimi, ndër ta edhe princat serb Konstandin Dejanoviqi, mbreti Marko, Vuk Brankoviqi dhe mbreti Tverko i Bosnjës nën komandën e Vllatko Vukotiqit. Vuk Brankoviqi dhe Tverko kishin qëndrim dyanësor, ata në njërën anë e përkrahnin Llazarin, ndërsa në anën tjetër i dërgonin ushtar Muratit që ishin vasal të osmanëve”.

Sipas të dhënave që janë në arkivat osmane Perandoria Osmane kishte një ushtri tri herë më të madhe se Koalicioni Ballkanik, afërsisht 60.000 trupa, të përbërë prej 2.000 jeniçer, 6.000 spahinj, 20.000 asapë dhe akiçinj, 3.000 vetë nga kavaleria e Sulltanit, dhe 8.000 trupa nga vasalët.

“Rëndësia e princave shqiptar tregon edhe me organizimin e betejës, ku plani që kishte dhënë Gjon Kastrioti u pranua nga të gjithë krerët e koalicionit. Fjala është për sulmin ditën e jo natën, pasi që forcat mund të shpërqendrohen gjatë natës dhe nuk do ketë sukses. Në çastin e fillimit të betejës, Vuk Brankoviçi i largoi trupat e veta nga koalicioni. Më 15/28 qershor ballkanasit zhvilluan një betejë të përgjakshme me forcat osmane të komanduara nga sulltan Murati I. Pas disa sukseseve të para të ushtrive të koalicionit, fitorja në këtë betejë anoi përfundimisht nga osmanët, por me humbje njerëzore të mëdha nga të dyja palët. Në këtë betejë mbeti i vrarë Teodori I Muzaka, si dhe shumë bashkëluftëtarë të tij dhe shqiptarë të tjerë. Beteja e Fushë-Dardanisë dhe akti heroik i Mirash Kopilit lanë mbresa të fuqishme te shqiptarët e Kosovës, të cilët i përjetësuan ato në këngë popullore. Disfata e koalicionit ballkanik në betejën e Fushë-Dardanisë të vitit 1389 pati rrjedhime të rënda për popujt e Gadishullit të Ballkanit. Ajo i dha fund krijimit të koalicioneve ballkanike të gjera kundër pushtuesve osmanë dhe sulltanit pasardhës, Bajazitit I (1389-1402), të njohur me cilësimin Rrufeja (Jëlldërëm), i lehtësoi rrugën për pushtime të reja në Ballkan.

Në arkivat osmane sipas historianit, Colin Imbër, gjen të dhëna se në vrasjen e Muratit ka gisht biri (jashtëmartesor) i tij i dytë Bajaziti. Ku sipas tij, Bajaziti ishte informuar për vdekjen e të atit përpara vëllait të madh Jakupit. Pastaj, Bajaziti i kishte dërguar të vëllait një mesazh të rremë duke i thënë se babai u kishte dhënë disa udhëzime të reja. Kur Jakupi mbërriti, atë e mbyten duke ia mbajtur frymën dhe kështu që Bajaziti mbeti trashëgimtari i vetëm i Fronit Osman. Po ashtu, Colin Imbër dhe shumë historian tregojnë se përpara vrasjes se vëllait Jakubit, Bajazi ka dorë edhe në vrasjen e babait të vet Sulltan Muratit të Parë, të cilin sipas disa librave e ka eliminuar me tradhti pikërisht Bajaziti, i biri!…Colin Imber, “The Ottoman Empire: The Structure of Poëer, 2nd ed. Neë York: Palgrave Macmillan, Neë York 2009, pp. 85.” Në ato dokumente osmane vërtetohet se Millosh Kopili – iqi nuk ishte vrasësi i Muratit. Sipas atyre dokumenteve Millosh Kopil – iqi përmendet vetëm si një kalorës mesjetar, ban dhe dhëndër i Llazarit. Por, duke hulumtuar në thellësi, del se, serbët kanë bërë shtrembërim, me qëllim apo pa dashje sa i përket vrasësit të Muratit. Pastaj vrasja e një sulltani, këtë rast Sulltan Murati, nga një prijës (jo princ siç gjejmë në disa shkrime, por prijës i një grupi kalorësish), është aq pak e besueshme sa vet vrasja e Llazarit në betejë. Sepse, sulltani kishte një strukturë mbrojtëse nga ushtarët mbrojtës të sulltanit që quheshin “sadi”, sa që e bënë të pabesueshme vrasjen nga Marash Kopili. Duke mos dashur ta minimizojmë veprën e heroit Marash Kopilit, pasi që ai ishte vrarë në betejë e jo pasi, kinse kishte therur Sulltanin. Por, vrasja e Sulltan Muratit lidhet drejtpërdrejtë me marrjen e pushtetit nga djali i tij i dytë, Bajaziti. Sulltan Murati kishte dy djem Jakupin dhe Bajazitin, sipas traditës “Dekretit të Sulltanatit” dhe në mënyrë ligjore pushteti pas vdekjes së sulltanit i bije djalit të ligjshëm të madh. Froni i Sulltanit nuk mund t’i takonte Bajazitit, pasi që ky ishte djali i tij jashtmartesor me një grua sllave nga Haremi i tij. Në këtë rast pushtetin duhej ta merrte Jakupi, e jo Bajaziti. Sipas një të dhënë anonime “Sulltan Muratin e kishte vrarë besnikët e Bajazitit, pasi që, Murati do t’ia linte pushtetin e tij djalit të madh Jakubit, që edhe ashtu i takonte”. Bajaziti, pas vrasjes së Muratit në mënyrën e vet arrogante e vret vëllain e madh Jakubin, të cilit në linjë i takonte froni i sulltanit.

Se sllavët “serbët” ishin aleat me osmanët tregojnë edhe këto ngjarje, ku Stefani i biri i Lazarit, akoma pa u varrosur trupat e Koalicionit Ballkanik të vrarë në betejë, bënë koalicion dhe lidhin miqësi me Bajazitin, të cilit i jep për grua motrën e vet Dhespinen gjashtëmbëdhjetë vjeçare, vajza e vogël e Llazarit. Pastaj, Vuk Brankoviqi i jap si tribut Bajazitit, kalanë e Shkupit, e më pas Zveçanin (kështjellë pranë Mitrovicës) etj. Pas betejës u vërtetua se një numër i madh ushtarësh sllavo-serb ishin përkrah ushtrisë osmane, kryesisht garnizoni i komanduar nga vojvoda Vllatko Vukoviqit, trupa nga ushtria e Vuk Brankoviqit, mbretit Marko.

Pushtuesit osmanë, me marrjen e Shkupit, përforcuan pushtetin e tyre në pjesën lindore të Shqipërisë Qendrore (Maqedonia e sotme), veçanërisht nëpër rajonet fushore të lumit Vardar, që ishin nga më të begatat e Ballkanit. Pozicioni gjeografik shumë i favorshëm i Shkupit, ku kryqëzoheshin rrugët më të shkurtra që lidhnin kryeqytetin e Perandorisë Osmane me të gjitha tokat shqiptare dhe me rajonet e tjera të Ballkanit, nxitën sulltanët osmanë që ta bënin atë bazë ushtarake shumë të fuqishme, duke e shpallur Pashasanxhak, do të thotë vend-rezidencë e bejlerbeut të Rumelisë”, shkruan në punimin e tij, historiani nga Vushtrria Safet Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat