Paris-presse (1953) / Vendimi i vështirë i Omer Nishanit dhe burgosja e tij

Historia

Paris-presse (1953) / Vendimi i vështirë i Omer Nishanit dhe burgosja e tij

Nga: Aurenc Bebja Më: 20 tetor 2019 Në ora: 09:45
Omer Nishani

“Paris-presse” ka botuar, të enjten e 5 marsit 1953, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vendimin e vështirë të marrë nga Omer Nishani, gjatë kohës kur ai ishte president i Presidiumit të Republikës Popullore Shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Thuhet se Presidenti i Shqipërisë është praktikisht i burgosur në Tiranë

Romë, 4 mars (U.P.).

Image
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sipas “Shqiperia”, organ i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së lirë, z. Omer Nishani, President i Presidiumit të Republikës Popullore Shqiptare, është praktikisht i burgosur i Qeverisë së Tiranës.

Disa muaj më parë, ai u detyrua të urdhërojë dëbimin e gruas së tij, me origjinë izraelite, nga pallati presidencial. Që atëherë, zonja Nishani jeton, nën arrest shtëpiak, në një hotel në periferi të kryeqytetit, dhe burri i saj nuk lejohet ta vizitojë atë. Ajo akuzohet se ka “mbajtur marrëdhënie me elementë reaksionarë të Tiranës”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1953-vendimi-i-veshtire-i-omer-nishanit-presidentit-te-presidiumit-te-republikes-popullore-shqiptare-dhe-burgosja-e-tij/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat