96 vjetori i martirizimit të Ahmet Shtimjes (1884-1923)

Historia

96 vjetori i martirizimit të Ahmet Shtimjes (1884-1923)

Nga: Sadri Rexhepi Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 22:40
Ahmet Shtimjes

Në vitet kur populli shqiptar, hyri në betejën e madhe për shpëtimin kombëtar, më 1884 Mulla Syles nga Shtimja i lindi djali i parë, të cilin e pagëzoi me emrin Ahmet. Ai u rrit dhe u formua në rrethanat e fortunave të mëdha, dhe pati rast të dëgjojë mendimet dhe rrëfimet e shumë njerëzve të mëdhenjë të athershëm të kombit shqiptar si: Nexhip Draga, Bajram Curri, Hasan Prishtina etj, të cilët përherë u tubuan në odën e Mulla Sylës në Shtimje që ishte nyje dhe qendër e rëndësishme e kuvendeve të shumta patriotike. Në shpirtin dhe në qenjën e Ahmetit u ngulliten ndjenjat e flakta dhe ndjenjat e sigurta për shpëtimin e kombit. Ai jo vetëm që i përjeoi në qenjen e tij i të gjithë lëvizjet e rezistencës të fillimit të këtij shekulli, kur në Shtimje dhe fshatra për rreth gërshetoheshin shumë ngjarje dhe përleshje luftarake, por në to mori pjesë edhe vet.

Një aktivitet të fuqishëm, Ahmeti e bëri në proceset e lëvizjeve të mëdha të viteve 1906-1912, kur shqiptarët hapën betejat e mëdha për ekzistencën e tyre morale dhe fizike. Por, për shkak të tradhtisë së madhe që shqiptarëve u bënë turqit e rinjë, si dhe lojrat dinake që bënë fuqitë e mëdha botërore imperialiste dhe shovenistët dhe hegjmonistët e Ballkanit. Atëbotë, Kosova dhe shqiptarët ngelën në administrimin e Serbisë të vitit 1912. Këtë kohë mbi popullin shqiptar të Kosovës ra një perde e zezë që ishte më shumë se ajo gjatë sundimit opskurantist të Osmanlinjëve turq. Kosova atë botë u nënshtrua fizikisht, por moralisht asnjëherë jo. Këtë okupim Ahmeti e përjetoi me një brengosje të thellë, ashtu siç e përjetuan të gjithë shqiptarët. Pas tri vitesh të okupimeve dhe parakalimeve të forcave të huaja, më 1915 i vdiq i ati Mulla Syla, dhe Ahmeti mori tërë barrën e familjes dhe kujdesin ndaj popullatës së 40 fshatrave që janë rreth Shtimjes.

Gjatë luftrave ballkanike dhe të asaj botërore, Ahmeti me shumë atdhetarë të ndershëm i dha rezistencë me armë hordhive të huaja që parakalonin nëpër trollin e Kosovës. Në ato kohëra dhe më vonë një miqësi të fortë pati me shumë rezistues siç ishte atdhetari Ilaz Bala ( Qorr Ilazi), poashtu nga Shtimja. Edhe shumë të tjerë siç ishin Rexhep Topilla, Zija Kosharja, Adem Zborci, Kurtish Petrova, Mustafë Rashtinca dhe shumë të tjerë, qenë bashkërishtë të lidhur me idealët e Ahmetit në zhvillimin e luftës për çlirimin kombëtar, e cila filloi nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vazhdoi deri me marrveshjen e Kumanovës me 10 qershor të vitit 1999 dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.

Menjëherë pas konstituimit të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe popullata e Sanxhakut, themeluan organizatën e fuqishme “Xhemijeti”. Në të u antarësua pjesa dërmuese e popullatës fshatare dhe të qyteteve të Kosovës dhe Maqedonisë. Në krye të kësaj Lëvizeje u vë Nexhip Draga, i cili e udhëheqi këtë lëvizje deri në vdekjen e tij në vitin 1921, pas të cilit në krye të saj u vua i vëllai i tij Ferat Draga. Ahmet Shtimja ishte një ndër aktivistët më të dalluar të kësaj Lëvizeje, dhe anëtar i udhëheqsisë më të ngushtë të saj. Pas formimit të shtetit të Jugosllavisë ndaj shqiptarëve u bënë padrejtësi të mëdha. Filloi terrori dhe reprezaljet për çkombëtarizmin e tyre, filluan të vinin kolonistët nga Mali i Zi, Hercegovina, Lika etj., por Jugosllavia e Pashiqit deklarativisht shpalli drejtësinë për të gjithë, e që në praktikë nuk e zbatoi asnjëherë, veçanërisht ndaj shqiptarëve të cilët i konsideronte si armiqtë më të mëdhenjë. Nën pretekstin e demokracisë që zyrtarisht e shpalli shteti i ri që u emërua si Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve organizoi votimet e para të lira, por me tendencë që në krye të gjitha njësive territoriale dhe përfaqësuesve të vet qoftë nga rradhët e popullatës serbe vendase, ose të atyre që vinin nga Serbia dhe viset e tjera. Por, populli në procedurën elektorale e kandidoi Ahmetin për postin e kryetarit të Komunës. Pushtetëmbajtësit bënë rezistencë dhe presione të mëdha që të mos kandidoheshin shqipëtarët, ndër të cilët ishte edhe Ahmeti. Por populli nuk çante kokën për këtë presion, dhe fitorja e Ahmetin për postin e kryetarit të Komunës ishte e qind për qind. Me tu zgjedhur kryetar Komune, Ahmeti asnjëherë nuk i zbatoi ligjet dhe dekretet e okupatorit, punoi sipas ligjeve natyrale të vendit. Si edhe shumë shqiptarë që u zgjodhën në poste të ngjajshme, asnjëherë nuk mori rrogë, por atë e konsideronte si obligim moral ndaj besimit të popullatës që e zgjodhën , nga se këtë besim ai nuk e konsideroi si lojalitet ndaj regjimit, por obligim ndaj popullit dhe aspiratave të tij. Punoi me një logjikë e një luftë dhe rezistencë të pa ndërprerë, dhe çdo gjë që ishte e imponuar si e huaj e konsideronte si të pa pranueshëm siç theksonte në shumë tubime për trollin arbëror.

Për këtë arsye rezistenca e tij u shpall si shumë e rrezikshme për regjimin, nga se potezi i tij haste ne një përkrahje të madhe te popullatës shqiptare jo vetëm të anës së Shtimjes dhe Ferizajit, por edhe më gjerë. Shumë njerëz që nuk i takonin përkatësisë shqiptare, filluan në mënyrë të hapët dhe anonime të ankoheshin, se Ahmeti nuk po i zbatonte ligjet e shtetit, por po krijon një terren për revulocion të përgjithshëm popullor, për çka pushtetëmbajtësit, e konsideronin si nyje të fortë të qëndresës kombëtare të udhëhequr nga Hasan Prishtina dhe Bajram Curri që gjendeshin aso kohe në krye të Komitetit Shqiptar të Kosovës. Vetëm besimi i fuqishëm në popull, trimëria e pashoq , dhe vetëbesimi e shpëtuan nga shumë intriga, pusi të ndryshme, ngase kishte një përkrahje të parezervë nga popullata shqiptare. Regjimi i asaj kohe investoi mjete të mëdha, dhe një angazhim të madh njerëzish, që Shtimja si nyje e rëndësishme të bëhet siç thonin pushtetmbajtësit si një “pasqyrë e serbizimit në Kosovë”, për çka shihet në shumë gazeta serbe të asaj kohe. Veçmas shkruante gazeta serbe e Shkupit “Juzhna Sërbia”. Por atë nuk arritën ta bëjnë për shkak të rezistencës së popullit të kësaj ane të cilit i printe tribuni popullor Ahmet Shtimja dhe të tjerët. Një përkrahje të fuqishme Ahmetit në këto luftra i dhanë shumë krerë shqiptarë të kësaj ane siç ishin: Ymer Devetaku, Ramë Tershani, Rexhep Topilla, Kurtish Petrova dhe shumë e shumë patriotë të njohur të lëvizjes së rezistencës gjithëpopullore.

Nën prirjen e “Xhemjetit” populli shqiptar u bë i pathyeshëm, ngase çdo shqiptar qoftë i varfër apo i pasur ishte në gjendje të flijonte jetën e vet pa menduar për idealët kombëtare. Ditët e para të sundimit hegjemonist serb, u shpallën edhe votimet e para parlamentare, kur listat e veta i shpalli edhe “Xhemjeti” me kandidatët e vet nga radhët e kandidatëve shqiptarë. Këtyre listave pushtetmbajtësit i dhanë rezistencë të madhe, duke u kërcnuar në këtë mënyrë: “ Ko glasa za Dzemjet, biçe stavljen na bajonet”, Kush voton për Xhemjetin do të ngulet në bajonet. Mirëpo, krahas këtij kërcnimi të madh që u manifestua me terrore të shumta, reprezalje dhe burgosje prapseprap, populli votoi për përfaqësuesit e Xhemjetit në të gjitha nivelet e pushtetit. Këto kërcnime, për trimat e kësaj kohe nuk paraqiste fare frikë, ngase ata në bindjen e thellë të tyre kombëtare, ishin të gatshëm të bëheshin martirë të popullit, dhe për ta një gjë e tillë ishte mburrje e madhe.

pasur mbështetjen e fortë dhe të parezervë të popullit, “Xhemjeti” u bë lëvizje e fuqishme sa fetare, aq më shumë edhe kombëtare. Duke arritur forcën e rivalit ndaj partive sunduese serbe të asaj kohe, “Xhemjeti” u bë forcë motorike për vendosjen e shumë çështjeve vitale të shtetit të atëhershëm. Për shkak të një situate të tillë të krijuar, pushteti filloj të veproj në atë mënyrë, për të përfituar, e pas përfitimit të kthej përsëri shtypjen dhe reprezaljet. Në mbarim të qershorit të vitit 1923, u zgjodh një grup aktivisteshë shqipëtarë nga radhët e “Xhemjetit” ku bënte pjesë edhe Ahmeti, që të shkojë të kryeminitri i atëhershëm i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve, dhe Sllovenëve (Mb.SKS-së)dhe të prezentoj kërkesat gjithë shqiptare që për në ato kushte dhe rrethana ishin shumë revulocionare. Me të arritur në kabinetin e Pashiqit, ai për të arritur në kohë iu sugjeroi që pas dy javësh do ta vizitojë qendren e Banovinës së Vardarit në Shkup dhe atje do të pranojë një grup të zgjedhur të përfaqësuesve të “Xhemjetit” ku do të mund të paraqitnin kërkesat e tyre. Pas dy jave, me të arritur Pashiqi në Shkup, grupi tjetër i përbër prej nja 20 shqipëtarësh të dalluar të cilit i printe Ferat Be Draga shkuan në Shkup. Në kuadër të këtij grupi të zgjedhur ishte edhe Ahmet Shtimja. Në emër të grupit të zgjedhur, peticionin, ose më mirë të themi demarshin e paraqiti kryetari i “Xhemjetit” Ferat Be Draga. Ky demarsh përmbnte: a) që xhindarëmëria e Serbisë të zëvendësohet nga shqipëtarët; b) kontrolli shtetëror (i përbërë nga njerzit e ardhur), të përbëhet nga shqiptarët; c) që nënpunësit nëpër “naçelltsva” përfektuara dhe nënpërfektuara krahas Serbëve të inkuadrohëshin edhe të rinjët e shkolluar shqipëtarë, dhe ç) që të lejohet mësimi në gjuhën shqipe për shqipëtarët në të gjitha llojet e shkollave . Këtyre kërkesave, kryetari i njohur i qeverisë mbretërore iu përgjigj me një fjali të kondenzuar. ,,Pranoj që xhindarmëria dhe kontrolli të përbëhet nga shumica e shqipëtarëve, pranoi që shqiptarët të inkuadrohen nënpunës në organet e pushtetit, por kur të pranoj që ju të mësoni në gjuhën shqipe në atë çastë do të vejë piramidën dhe do t’ ua uroj shtetin tuaj. Pas tij kishte marrë fjalën Ahmet Shtimja që ishte anëtarë i delegacionit dhe ju drejtua Pashiqit me këto fjalë ” Shkëlqesia e juaj, nëse nuk e pranoni petencionin në tërësi, do të marrim me ligjin e forcës”. Atëherë nga tmerri Pashiqit iu dridhte mjekra, dhe i drejtohet Ahmetit se kush ishte ai. Ahmeti i thotë se ishte nje nga prijësit e “Xhemjetit” dhe kryetar i komunës në Shtimje. Ai si me ironi i thotë “Zotëri ju uroj për guximin e shprehur…”.

të shkuar në Beograd, kryetari Pashiq organizoi një makineri të tërë për likuidimin e prijsëve të “Xhemjetit” e veçmas të Ahmetit, të cilin e cilësoi si një nga ma të rrëzikshmit nga arnautët (lexo shqiptarët). Lidhur me likuidimin e Ahmetit u përdorën intriga satrape që ishin tipike për regjimin e atëhershëm . Meqë në Shtimje atë kohë vepronte Klubi i grave autoritative serbe ”Princesha Lubica” në krye të cilit ishte një grua serbe zonja Vulloviq, u organizuan disa serbë me veshje shqiptare, dhe një natë e sulmuan Vulloviqën, të cilën e maltrtuan e rrahën, dhe e plaçkitën . Meqë ajo ishte autoritative te regjimi u morën masa rigoroze për ti gjetur fajtorët nga radhët e shqiptarëve, e në rend të parë këtë krim ia mveshën kaçkëve që gjoja po qarkullonin aty pari. Nuk kaloi shumë kohë në Shtimje arriti një batalion i tërë i xhindarmërisë. Komandanti i kësaj ekskadrile ndëshkuese vajti te kryetari Ahmet dhe ju drejtua se këtu në malet përreth qarkullon një numër kaçakësh dhe se duhet dalur në prita për ti zënë dhe për ti likuiduar . Ahmeti ju thotë se këtu nuk ka kaçakë, dhe plaqkitjen e Vulloviqkës e kanë bërë vet serbët me veshje shqipëtare. Komandanti thotë se si kryetar i komunës ai duhet të marrë pjesë në këtë aksion . Nisja ishte caktuar pas orës 24 të mesnatës, së 11-12 korrikut, kur para muzgut duhej arritur në përroin e Topillës për të zënë pritën, e Ahmeti e kuptoj se ardhja e kësaj eskuadrile ishte përgatitur për likuidimin e tij. Ahmeti vajti në shtëpi dhe u takua me vëllezërit e vet Bajrushin, Shyqerinë, dhe Samiun. Ai ju tha se kjo është darka e fundit që së bashku do të hajnë me të, nga se për të është përgaditur likuidimi . Bajrushi i propozoi të largohej për një kohë nga shtëpia dhe syri i agjentëve të regjimit, ngase një shteg ishte më i sigurt për tu evakuar. Mirëpo Ahmeti nuk pranoi, ngase regjimi do të përdhunonte gratë dhe fëmijtë dhe do ti dërgojë ata në syrgjynë. Ju e dini moralin tonë ndaj familjes dhe mos kërkoni një gjë të till, dhe me vëmendje do të bëhem martirë i familjes dhe i popullit, për të shpetuar reprezaljeve, nga se ende nuk është momenti për të ngritur popullin në kryengritje.

Pas gjysmës së natës u nis ekskuadrila ndëshkuese e përbërë prej një numri të madhë Xhindarësh dhe të njerzëve të tjerë të pushtetit policor. Me ta u nis Ahmeti por edhe Rexhë Topilla (1890-1923). Me tu nisur Ahmeti i thotë Rexhës që të kthehej, mirëpo ai nuk pranoi dhe me një fjalë i përgjigjet ”O zotëri, a ka tradhëti me të madhe që të lihet shoku i vetëm, andaj do të vdesim së bashku për popull”. Më të arritur në përroin e Topillës, ku ishte vënë një pusi e madhe dhe me rafale të pa ndërprera, u vranë dy martirë të popullit Ahmeti dhe truproja e tij Rexha. Rapsodi popullor i thurri këngë epike, që këndohet tash afer 100 vjet. Por jo vetëm kaq, në vendin ku u vran kta dy martir egzistojn dy grumbuj të gurësh, që i ka hedhur secili shqiptarë që kalon asaj ane që rreth 100 vite sipas traditës popullore për ti respektuar martirët . Grumbujt e gurëve u bënë legjendë e përroit të Topillës .

Dhe kjo traditë po vazhdon edhe më tutje, deri sa grumbulli të bëhet aq i madh sa do ti ngjante një lapidari të vërtetë, ku secili kalimtarë do tu rrinte gaditu me një minut heshtje deri sa te egzistojnë njerëzit në ato treva. Vertet ata meritojnë një lapidar të lartë aq sa ishin të mëdhenj këta atdhetar hero e martirë. Lavdi ju qoftë këtyre të dyve heroit Ahmet dhe përcjellsit të tij martirit Rexhep që dhanë jetën për ardhmerinë e popullit tonë heroik.

Pas luftës së fundit shqiptaro-serbo-sllave dhe fitorës së UÇK me ndihmën e NATO-së në shenjë kujtimi për heroin shtimjan, Ahmet Shtimja dhe përcjellësin e tij, Rexhep Muratin, është ngritur në një pllakë përkujtimore në vendin e rënies së tyre, në Përroin e Topillës, në vitin 2000. Gjithëashtu për angazhimet e tij kombëtare të kryetarit të komunës së Shtimes, të shekullit të kaluar (1923) i cili në atë distancë kohore ishte aktiv në mbrojtjen e interesave të popullit shqiptar, duhet të çmohet edhe në ditët tona. Në shenjë respekti për jetën dhe veprën heroike të Ahmet Shtimes, në vitin 2000 asambleistët e Kuvendit Komunal të Shtimes emertuan me emrin e tij rrugën që shtrihet përgjatë lumit Shtimja, që shkon në drejtim të Xhamisë së Vjetër, pasi që në oborrin e saj pushojnë eshtrat e këtij heroi madheshtor të kësaj treve të njohur për akrifica kombëtare në të gjitha përiudhat historike.Edhe Raçaku i përgjakur dhe i përlotur në fillim të vitit 1999 shtrihet në këtë trevë. Dhe, fal intervenimit të shpejt të William Walker pas Masakrës së Reçakut çështja e Kosovës mori rrugën për në Rambuje atje ku faktori ndërkombëtar do të marr vendime të mëdha për Kosovën (…).

Së këndejmi, populli e përkujton me respect këtë hero të paepur i cili ishte një nga figurat më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare dhe demokratike shqiptare të kohës kur jetoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat